Benzema pranon shantazhet ndaj Valbuenas, rrezikon deri në 5 vite pezullim

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema pranon se është i përfshirë në shantazhet drejtuar kolegut të tij, Mathieu Valbuena, raporton Agjencia Franceze e Lajmeve AFP.
Agjencia franceze ka ndjekur zhvillimet e çështjes "Benzema", minutë pas minute dhe sqaron se përballë gjykatësve, Beznema ka pranuar fajësinë e tij. Sipas kësaj agjencie, tashmë sulmuesi i Real Madrid rrezikon deri në 5-vite burgim, pasi ai ka nxitur mesfushorin tjetër francez Valbuenan të paguaj shumën e kërkuar nga shantazhuesit, pjesë e të cilëve dyshohet se ka qenë dhe vetëm sulmuesi 27-vjeçari i madrilenëve.
Benzema mësohet se ka kaluar natën në qeli. Ai është transportuar nga Rajoni i Policisë së Versailles drejt gjyaktës rreth orës 10:00, tesksa përballja me gjykatësit është realizuar në orën 10:30 minuta.
Mësohet se Benzema ka kërkuar nga Valbuena 150 mijë euro për të fshehur videon intime që Valbuena kishte realizuar me bashkëshorten e tij dhe që rastësisht kishte përfunduar dhe në duart e francezit. Lajmi ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës sportive dhe veçanërisht të apasionuarit e futbollit francezë
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari