Një Real Madrid jo shumë i bukur por efikas fitoi mbrëmjen e djeshme në “Ramon Sanchez Pizjuan” 1-0 ndaj Sevilla-s dhe ngjitet në kryesim të La Ligas me 11 pikë po aq sa Athletic Bilbao. Ndeshjen e vendosi Karim Benzema me një goditje perfekte me kokë në minutën e 64-të.
Pas dy humbjeve radhazi mes kampionatit dhe kupave të Europës Lazio mposht 2-0 Parmën dhe i jep një shkelm krizës. Ciro Immobile zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 8-të ndërsa rezultatin e vulosi Marusic në pjesën e dytë. 7 pikë kanë bardhekaltërit pas javës së 4-të në Serinë A ndërsa të mërkurën do përballen me Interin kryesues në “San Siro”./ Përgatiti Andi Kapxhiu