Real Madridit i ka mjaftuar një gol i Karim Benzema-s për të mposhtur Atletico Madrid në derbin e kryeqytetit spanjoll. Në ‘Bernabeu’ 45 minutat e para folën më shumë për ekipin e drejtuar nga Simeone, ndërsa në pjesën e dytë ishte sulmuesi francez që vendosi sfidën.
Aksioni nis me një pas të shkëlqyer të Viniciu Junior, ndërsa më pas asisti i Mendy-t u shfrytëzua siç duhet nga Benzema.
Një fitore e cila e mban përkohësisht të sigurtë Real Madrid në krye të kampionatit, ndërsa Atletico vijon të japi shenja të një paqëndrueshmëria. Kjo ishte humbja e dytë radhazi në derbi për Atletico-n pas finales së Superkupës.