Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar sot në aksin Fushë-Krujë-Rinas mbi urën e Gjolës.

Viktimë ka mbetur gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Land Rover, teksa i plagosur ka mbetur një qytetar nga Korça i identifikuar si Behar Ruçi.

Paraprakisht dyshohet se përplasja mes dy automjeteve 'Land Rover' dhe 'Benz' erdhi si pasojë e një parakalimi të gabuar nga i plagosuri.

 26-vjeçari ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.