Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në Report Tv, doli për kallëzimin që dorëzoi në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri thotë se në dosje tregohet me detaje se si Sali Berisha e planifikoi kryengritjen që prej humbjes së zgjedhjeve në ’97. Avokati thotë se kryengritja nuk ishte një akt spontan që ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit. Ndërsa, për vrasjen e këtij të fundit hedh akuza se ishte vëtë Berisha që e nxori në pritë për ta vrarë.
“Të tëra janë elementë të një kryengritje të armatosur. Azem Hajdarin e donte si shkrepëse, se benzinën e kishte hedhur, shkrepësja ishte Azem Hajdari, që nxori në pritë Saliu. E ka pranuar vetë. Kjo është kur hakmarrja të verbon sytë. Ky person akuzoi Izet Haxhinë, por ndërkohë në një intervistë Berisha thotë më mori një punonjës i SHIK-ut më tha ka ardhur një makinë dhe nxora Azemin. E pranoi vetë që ishte ai që e nxori Azemin në pritë për ta vrarë se i duhej për 14 shtetin”, tha Beqiri.
Lajmi kryesor:
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit në SPAK, Beqiri në Report Tv: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë












