TIRANË- Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv jep detaje mbi kallëzimin që ka depozituar në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri tregon se në dosjen me 30 faqe që tashmë është në duart e prokurorëve të posaçëm, tregohet me detaje kronologjia e kryengritjes së 14 shtatorit, për të cilën thotë se u udhëhoq nga Sali Berisha pasi kërkonte të mbante pushtetin.
Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Idajet Beqiri thotë se kryengritja e armatosur ishte një plan i mirëmenduar nga Berisha, për të cilin thekson se kishte nisur përgatitjet që kur humbi zgjedhjet më 29 qershor 1997 pushteti i kaloi Partisë Socialiste. Beqiri thotë se Berisha që atëherë nisi të frymëzonte autorët e grushtit të shtetit dhe se kryengritja nuk ishte një akt spontan dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, për të cilin thotë se ishte Berisha që e nxori në prite.
“Berisha ra nga pushteti dhe më 29 qershor mori 25% të votave dhe erdhi në pushtet PS. Berisha ishte ende president i vendit dhe ai nuk dha dorëheqjen sepse mendja dhe deklaratat që bënte ishin të tilla që mua ma morën pushtetin bandat e armatosura dhe unë kështu siç e bënë ata, do ua bëj dhe unë atyre. Pra do ua marr me luftë. Nga 29 qershor deri në 23 korrik nuk dekretonte datën e fillimit të punimeve të kuvendit të Shqipërisë, sepse që atëherë nisi të organizonte dhe frymëzonte autorët e grushtit të shtetit. E nisi në korrik këtë punë, kur ende nuk ishte konstituar kuvendi. Saliu mori gardën e republikë dhe i bllokoi gjithë rrugët që mos të vinte askush, dhe dinte ta niste atëherë grushtin”, tha Idajet Beqiri në Report Tv.
Para kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit, Beqiri rendit përpjekjet për destabilizim pak ditë pas fitores së PS në 1997 apo edhe një seri aktesh të tjera kriminale, siç edhe një “mingrusht shteti” në Shkodër, ku u sulmuan disa institucione dhe u liruan 35 të burgosur. Beqiri shprehet në Report Tv se pas kësaj ngjarje Berisha nisi protestat dhe bënte thirrje që Fatos Nanon do ta rrëzonte me armë dhe dhunë.
“Në konferencën që ka dhënë Berisha e ka thënë hapur që do ta kthej PD në një ushtri çlirimtare të lirisë. Grushti i shtet nuk nisi më 14 shtator. Grushti i shtetit nisi korrikun e vitit 1997. E bënë minigrushtin e shtetit në Shkodër, nxorën 35 të burgosur nga burgu, dogjën policinë e Shkodrës, institucione, bashkitë dhe të tjerat, pastaj u arrestuan 6 udhëheqësit e PD që u akuzuan për krime kundër njerëzimit, me arrestimin e tyre Saliu nisi protestat në bulevard dhe në këto protesta ishin që do ta rrëzoj Nanon me armë, me ushtri, me dhunë. Pas arrestimit të këtyre të 6, u bë thirrje të hapura dhe tre ditë para se të ndodhte vrasja e Azem Hajdarit, Berisha ka dalë në konferencë dhe ka thënë do vritet njëri që të dilni të liroheni juve”, tha Beqiri.
Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, Beqiri thotë se tregohet se si Sali Berisha e armatosi PD dhe e vërsuli në drejtim të institucioneve të shtetit Kryeministrisë, RTSH, Gjykatës Kushtetuese, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës apo Kuvendit. Beqiri thotë se ka dorëzuar në SPAK të paktën 50 video me deklaratat e Berishës, po jo vetëm, edhe me pamje nga kryengritja e armatosur dhe sulmet që u bënë ndaj institucioneve duke përdorur edhe antitank.
Në intervistën për Report Tv, Beqiri thotë se Berisha shkoi në kryeministri për të vrarë Fatos Nanon, por nuk e gjeti aty.
“E armatosi PD dhe iu vërsul institucioneve të shtetit, kryeministrisë, shkoi për të vrarë Fatos Nanon, e kemi parasysh se çfarë armatimi kishin deri me antitank, edhe tanket e gardës i nxorën te kryeministria, shkuan me arkivolin e Azam Hajdarit dhe sulmuan kryeministrinë. Nuk e gjetën Fatos Nanon në zyrë, bastisën zyrën, arkivolin e lanë atje pa e varrosur. Pastaj bënë aktin terrorist”, theksoi Beqiri.
Me kallëzimin e depozituar më 15 tetor në SPAK, Beqiri ka kallëzuar jo vetëm Berishën, por edhe 9 emra të tjerë: Genc Pollo, Ritvan Bode, Shaban Memia, Pal Dajci, Ekrem Spahia, Frrok Gjini, Dem Dollapi, Alfons Zeneli, Artur Bejzade etj të cilët thotë ai, duhet të hetohen për kryerjen e veprave penale të “Kryengritjes së armatosur”, “Vepra me qëllim terrorist”, “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për Report Tv thotë se kryengritja e armatosur konsiderohet krim kundër njerëzimit. Pas kallëzimit të depozituar në SPAK për Sali Berishën dhe 9 të tjerë të cilët ishin organizatorë të kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit, Beqiri thotë se rrezikojnë burg të përjetshëm.
“Grushti i ‘98 është ngjarja më e tmerrshme që i ka ndodhur historisë së Shqipërisë. Asnjërit prej tyre nuk iu fut një gjemb në këmbë, kur shikon që ai ngrihet sot me çdo lloj mjeti do ta marri pushtetin, ne s’do bindemi dhe molotovët i përdor çdo vit, do të thotë që ne jemi në rrezik të jashtëzakonshëm.
Për Berishën, Ridvan Bode, Genc Pollon, Shaban Meminë, që kanë qenë organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur, rrezikojnë burg të përjetshëm. Nuk parashkruhen krimet kundër njerëzimit, e kemi të theksuar në Kod Penal”, tha Beqiri.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në Report Tv, doli për kallëzimin që dorëzoi në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri thotë se në dosje tregohet me detaje se si Sali Berisha e planifikoi kryengritjen që prej humbjes së zgjedhjeve në ’97. Avokati thotë se kryengritja nuk ishte një akt spontan që ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit. Ndërsa, për vrasjen e këtij të fundit hedh akuza se ishte vëtë Berisha që e nxori në pritë për ta vrarë.
“Të tëra janë elementë të një kryengritje të armatosur. Azem Hajdarin e donte si shkrepëse, se benzinën e kishte hedhur, shkrepësja ishte Azem Hajdari, që nxori në pritë Saliu. E ka pranuar vetë. Kjo është kur hakmarrja të verbon sytë. Ky person akuzoi Izet Haxhinë, por ndërkohë në një intervistë Berisha thotë më mori një punonjës i SHIK-ut më tha ka ardhur një makinë dhe nxora Azemin. E pranoi vetë që ishte ai që e nxori Azemin në pritë për ta vrarë se i duhej për 14 shtetin”, tha Beqiri.
Idajet Beqiri rrëfen në Report Tv kryengritjen e armatosur të PD më 14 shtator 1998. Beqiri i cili ka dorëzuar në SPAK edhe kallëzimin për Sali Berishën dhe 9 të tjerët, kujton se një prej momenteve nga kjo kryengritje, kur grupi i PD sulmoi Kuvendin, ndërsa brenda institucionit ishte edhe kryetari Skënder Gjinushi. Beqiri thotë se sapo grupi i armatosur i pa tek dritarja, qëlluan në drejtim të tyre me breshëri armësh dhe antitank.
“Jam dëshmitar okular, kur ata pasi na panë te dritarja e Gjinushit, kryetari i Kuvendit, ishte Gramoz Ruçi, Namik Dokle, isha unë, punonjës të tjerë të shërbimit pranë kryetarit të Kuvendit, kanë qëlluar me breshëri armësh dhe antitank për të vrarë Gjinushin, e morën dhe e larguan që andej, të fundit që ngelëm isha unë me disa punonjës”, tha Beqiri.
Komente













Faleminderit per patriotizmin qe tregon Z.Beqiri.
Përgjigju