Një serë e mbjellë me marijuanë ka tronditur karrigen e presidentit serb.

Aleksandër Vuçiç, prej një viti i vënë në shënjestër të Lëvizjes "Një prej 5 milionëve", akuzohet se është i përfshirë në trafik droge, akuzë që sot ka lëvizur nga rruga drejt autoriteteve gjyqësore.

"Dua të njoftoj se kam paraqitur zyrtarisht pranë prokurorisë një denoncim kundër Aleksander Vuçiç dhe vëllait të tij Andrei Vuçiç, -  njoftoi kryetari i Bashkisë së qytetit të Novi Sad dhe kundërshtari i tij politik, Milos Vučević.

Sipas tij, vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e drogës në një fermë në Jovanica. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën dhe të nxisin autoritetet që të hetojnë mbi rastin.

E gjitha historia filloi pas zbulimit të bimëve të marijuanës në një fermë, e cila sapo ishte vizituar nga disa zyrtarë të qeverisë. Sipas opozitës, pas arrestimit të pronarit të fermës, Vuçiç ka thirrur me urgjencë në takim vëllain e tij. Sipas Vučević, Presidenti serb po ndikon mbi organet e drejtësisë në favor të të arrestuarit.

Ndërkohë në Serbi, pas protestave në Beograd dhe akuzave të opozitës për brishtësinë e demokracisë në vend, ka nisur një proces ndërmjetësimi, i mbështetur nga të dërguarit e Parlamentit Europian. Partitë e pakicave nuk duan të shkojnë në votime derisa të ketë garanci për zgjedhje të ndershme dhe transparente.