BEOGRAD, ATSH- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Jens Stoltenberg mbërriti sot pasdite në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi, ku u prit nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.
Stoltenbergut iu rezervua pritja tradicionale serbe me bukë dhe kripë, shtuar edhe praninë e Rojave të Nderit të Forcave të Armatosura.
Diplomati dhe ushtaraku norvegjez mbërriti në aeroport me një avion ushtarak.
Mbërritja e tij shoqërohej nga prania e një numri të madh gazetarësh.