Beogradi dhe Athina “trazojnë”
Komisionin e Politikës së Jashtme

Beogradi dhe Athina “trazojnë”<br />Komisionin e Politikës së Jashtme
Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi seancë dëgjimore me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Halil Hyseni,  për sa i përket praktikave konsullore dhe shërbimeve që u ofrohen nga shteti shqiptar bashkatdhetarëve tanë. Zëvendësministri  i Punëve të Jashtme tha se shërbimi konsullor në Greqi është përmirësuar, duke krijuar aplikimin konsullor online. Hyseni sqaroi se është diskutuar me palën greke mundësia për mënjanimin e ngërçit të  toponimeve, duke pajisur qytetarët tanë me  dokumentacion të vlefshëm për zyrat dhe procedurat e tyre atje. “Është diskutuar me palën greke heqja e rezervës të vendosur nga shteti grek mbi aderimin e vendit tonë  në Konventën e Hagës, për vulën apostile. Shtetit grek i është kërkuar  zgjidhja  për njohjen e dokumenteve të gjendjes civile të lëshuar nga konsullatat tona, në rastet, kur njëri nga bashkëshortët nuk ka qëndrim të hershëm në Greqi”, tha Hyseni.

Gjithashtu, Hyseni sqaroi se MPJ  ka ofruar asistencë për  200 mijë qytetarë shqiptar jashtë vendit dhe se lista e shërbimeve konsullore përfshin një gamë të gjerë shërbimesh, si legalizim dokumentesh, vizat për të huajt, dokumentet noteriale, etj. Gjatë diskutimeve, demokrati Aldo Bumçi ngriti shqetësimin për  rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, ndërsa kryetarja e Komisionit  Arta Dade, tha se ka një rënie drastike të shqiptarëve që i drejtohen Gjermanisë, dhe se tashmë po zhvillohet një proces për rikthimin e atyre që kanë emigruar. “Numrat janë dyfishuar.  Kemi disa vite që jemi dëshmitarë të azil kërkuesve në Gjermani. Numrat janë dyfishuar brenda vitit,”– u shpreh Bumçi. Por Kryetarja e Komisionit, Arta Dade e kundërshtoi këtë fakt, duke theksuar se problemi i azilkërkuesve është zgjidhur dhe shifrat e përmendura nga deputeti Bumçi, janë të pasakta. “Problemi i azilkërkuesve në Gjermani ka një vit që është zgjidhur, nëpërmjet kanalizimit të kontratave të punëdhënësve në Gjermani. Ne duhet të biem dakord që kjo çështje është zgjidhur. Jeni i pasaktë në shifra,” – deklaroi Dade.

Po dje,  komisioni miratoi dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”, e cila synon të inkurajojë më tej bashkëpunimin e të rinjve, mirëkuptimin reciprok dhe shkëmbimin e përvojave, me qëllim forcimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja mbi ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, ndjek objektivat e përcaktuara si pjesë e “Procesit të Berlinit” dhe bazuar në “Deklaratën e përbashkët për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në Ballkanin Perëndimor”. Sipas Dades, hapja e kësaj  zyre do t’i  japë një impuls të ri marrëdhënieve  dhe shkëmbimit përmes të rinjve, duke i dhënë një risi bashkëpunimit rajonal. Nënkryetari i komisionit Aldo Bumçi, ngriti pikëpyetje për mision që do ketë zyra rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë, e cila u miratua në mbledhjen e djeshme. Ai deklaroi se nuk mund të flitet për frymë bashkëpunimi me Serbinë, kur ky shtet nuk njeh ende diplomat shqiptare. “Këtu u tha që kjo  zyra rajonale është një nismë e Shqipërisë dhe Serbisë, në vitin 2014. Është zhvilluar vizita e Zotit Rama në Serbi, ku u tha se është nënshkruar marrëveshja e njohjes së diplomave të qytetarëve shqiptarë, me shtetësi serbe që kanë studiuar në Shqipëri. Çka po sjell një spastrim etnik të heshtur.  Kur nuk është realizuar kjo çështje për çfarë fryme po flasim? Si ka mundësi që nuk u njihen diplomat të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës nga Bujanovci dhe trojet  e tjera? Për çfarë shërben kjo zyrë rajonale që do të ngrihet?” – theksoi Bumçi. Kryetarja e Komisionit, Arta  Dade  theksoi se marrëveshja e nënshkruar nga dy kryeministrit do kohë për të hyrë në fuqi. “Unë mendoj që kur bien dakord dy kryeministra ka një kohë të caktuar derisa të hyjnë në fuqi marrëveshja,” – nënvizoi ajo. Dade deklaroi se ngritja e zyrës rajonale do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve dhe shkëmbimit përmes të rinjve, duke i dhënë një risi bashkëpunimit rajonal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari