Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
Makina në Serbi përplas protestuesen
Në të gjithë Serbinë sot u mbajt një grevë e përgjithshme.
Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas Tanjug një vajzë është lënduar kur një makinë tip Citroen ka goditur një grup studentësh dhe qytetarësh në Novi Beograd. Ajo është dërguar në një qendër të emergjencës për trajtim mjekësor.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se është arrestuar shoferja e cila me makinë ka goditur vajzën gjatë protestës.
Më pas, me urdhër të prokurorit, M.S, 25 vjeçe, është dërguar në paraburgim për 48 orë për shkak të dyshimeve se ajo ka kryer veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.
Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, etj.
Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin
23 Janar, 18:50
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
I moshuari i vendos flakën dyshekut në një azil në Serbi, 8 viktima, 7 të plagosur
20 Janar, 09:59
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11