Beogradi pakëson shqiptarët në
Preshevë, shton serbët në Kosovë
Edhe pse thuhet se në Luginën e Preshevës ka rreth 40.000 vetë, janë regjistruar vetëm rreth 1.170 shqiptarë.
BEOGRAD - Beogradi mjeshtërisht i kthen në propagandë të aspiratave të tij numrat e pakësuar për shqiptarët në Serbi dhe të rritur për serbët në Kosovë. Duke u marrë me problemin e ndërprerjes së bisedimeve të shqiptarëve të Luginës me Qeverinë e Serbisë, Beogradi “zbuloi” përmes makinerisë së tij propaganduese se “shumica e shqiptarëve nga jugu i Serbisë ka bojkotuar regjistrimin e popullsisë para dy vjetësh.
Edhe pse thuhet se në atë territor ka rreth 40.000 vetë, janë regjistruar vetëm rreth 1.170 shqiptarë. Rezultatet e regjistrimit kanë qenë bazë edhe për rrjetin e gjykatave, për ç’arsye përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu tash kanë ndërprerë bisedimet me qeverinë”, transmeton sot RTS pohimet e zyrtarëve serbë.
Por as zyrtarët, e as të dhënat e mëhershme statistikore, madje as serbe, asnjëherë nuk kanë thënë se në tri komunat shqiptare në Luginë të ketë “rreth 40 mijë shqiptarë”. Gjithmonë është folur për një numër rreth njëqind mijë, që pas shpërnguljeve si pasojë e represionit serb në këto komuna mund të kenë mbetur rreth 80 mijë.
Beogradi nuk nguron as të shumëfishojë numrin e serbëve në Kosovë. Sa herë flet për “pozitën e rëndë të serbëve në Kosovë”, nuk ‘harron’ të thotë se rreth 250 mijë serbë janë detyruar të “braktisin vatrat e tyre në Kosovë për të shpëtuar nga terrori shqiptar”, dhe po aq thotë se “kanë dëshmuar guximin dhe patriotizmin tradicional”, duke qëndruar në shtëpitë e tyre në “Kosovë e Metohi”.
Matematika e thjeshtë thotë se paska pasur në Kosovë rreth 500 mijë serbë, ndërsa vetëm rreth 40 mijë shqiptarë ndodhen në Serbi. Në këtë logjikë mbase Daçiq mbështet kërkesën për shkëmbim territoresh midis Kosovës e Serbisë, si zgjidhje të vetme, sipas tij.
Marrë nga "Presheva jonë"Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15