Beogradi pengon Preshevën të
komunikojë me Kosovën, Shqipërinë

Beogradi pengon Preshevën të<br />komunikojë me Kosovën, Shqipërinë
Diskriminimi i radhës nga Beogradi vazhdon këtë herë me një pengim të ri ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovën Lindore. Atyre iu ndalohet që të bashkëpunojnë me shtetet amë (Shqipërinë dhe Kosovën). Më konkretisht siç raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri ka shprehur pakënaqësitë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kontestuar disa dispozita ligjore të këshillave kombëtare të pakicave nacionale.
 
Lidhur me këtë vendim të ri të Beoradit, Beqiri i ka dërguar një letër kryetarit të Koordinimit të këshillave nacionale të pakicave kombëtare dhe njëherësh edhe kryetar i Këshilli Kombëtar Bullgar, Zoran Petrov dhe drejtoreshës së Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Suzana Paunoviç, duke kërkuar caktimin e seancës urgjente të koordinimit të këshillave nacionale të pakicave kombëtare dhe takim urgjent me drejtoreshën e Zyrës, Suzana Paunoviç.
 
Në letrën e kreut të KKSH-së ndër tjera thuhet se: “Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese disa dispozita ligjore të ligjit mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale. Disa nga dispozitat që shfuqizoi garantonin të drejtat kolektive të pakicave kombëtare, të cilat Këshilli Kombëtar Shqiptar në vitet e fundit ka ushtruar dhe ka përdorur ligjërisht. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hodhi poshtë një nivel ekzistues kushtetues të të drejtave të pakicave e me këtë rast shuhen edhe ato pak të drejta të fituara kolektive të shqiptarëve në Serbi”.
 
Në vazhdim, Këshilli Kombëtar Shqiptar po ashtu ka shprehur pakënaqësi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Ai ka kundërshtuar dispozitat ligjore në lidhje me bartjen e të drejtave nga themeluesi i institucioneve arsimore me mësimin në gjuhën e pakicave kombëtare, institucionet kulturore për ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e kulturës së pakicës, institucionet që kryejnë informimin publik në gjuhën e pakicës.
 
“Gjykata Kushtetuese me këtë procedurë ka bërë që pakicat, sidomos shqiptarët, të mos jenë në pozitë të pabarabartë me të tjerët dhe të ekspozohen ndaj diskriminimit të mëtejshëm institucional në raport me pakicat etnike në Vojvodinë. Gjykata i shpalli anti-kushtetuese dispozitat, që nuk vënë në pikëpyetje bartjen e deritanishme të të drejtave nga themeluesit e institucioneve publike, arsimore dhe kulturore…” i ka deklaruar Beqiri agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.
 
Sipas tij “Gjykata Kushtetuese, për më tepër ka kontestuar edhe dispozitën e ligjit në fjalë, që mundëson bashkëpunimin e këshillave kombëtarë të pakicave nacionale me institucionet zyrtare të shtetit amë…”
 
Me situatën e krijuar, jemi të detyruar të informojë të gjitha institucionet ndërkombëtare, sepse konsiderojmë që të drejtat e njeriut dhe të pakicave nuk janë vetëm çështje e organizimit të brendshëm të shtetit, por standarde të pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ” është shprehur Galip Beqiri në letrën drejtuar autoriteteve serbe në Beograd.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë