Beogradi rrëmbeu tre policët kosovarë, Sveçla urdhëron të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia

Beogradi rrëmbeu tre policët kosovarë, Sveçla urdhëron të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia

1686747721_svecla1.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi sot në mbrëmje se për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia. Ky vendim vjen pasi forcat serbe rrëmbyen mesditën e sotme (14 qershor 2023)  tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës

Sveçla theksoi se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

“Ka edhe informacione paraprake për arrestime të qytetarëve tanë pikën kufitare në Merdare, ku unë tashmë kam dhënë urdhër që për shkaqe të sigurisë në gjitha pikat e kalimit kufitar, të ndalohet hyrja e maunave që vijnë nga Serbia. Kjo masë do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë, por gjithashtu do të vazhdojmë me shtirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë Sveçla.

 


Lajmi kryesor:

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e makinave me targa serbe dhe mallrave nga Serbia


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Report Tv sjell pamjet nga atentati i trefishtë në Memaliaj, vendi i ‘larë në gjak’, xhamat përtokë nga breshëria e kallashit

Report Tv sjell pamjet nga atentati i trefishtë në Memaliaj, vendi i ‘larë në gjak’, xhamat përtokë nga breshëria e kallashit