BRUKSEL- Kosova dhe Serbia duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët përsa i përket sistemit të drejtësisë në Kosovë. Sipas medias në Kosovë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia Ivica Daçiç, “pas një takimi më shumë se pesorësh, të mërkurën, i kanë afruar qëndrimet por nuk e kanë formalizuar ende pajtimin për këtë”.
Pritet që ata të finalizojnë një marrëveshje për këtë në takimin e rradhës pas disa ditëve në Bruksel.
Palët janë pajtuar dhe kjo duhet të finalizohet në takimin e radhës, që të ketë një gjykatë themelore për tërë rajonin e Mitrovicës. Kjo do të jetë një gjykatë për shtatë komuna, e jo vetëm për komunat me shumicë serbe në Veri. Por gjykata do të ketë ndërtesa të veçanta në Veri, ndërsa në “njësitë“ e gjykatave do të jetë përbërja etnike sipas strukturës së popullatës në atë pjesë.
Serbia thotë se me këtë marrëveshje ka siguruar “individualitetin dhe specificitetin e serbëve në veri“.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com