Beqaj: 50 milionë lekë për protezat
këtë vit në Spitalin e Elbasanit

Beqaj: 50 milionë lekë për protezat<br />këtë vit në Spitalin e Elbasanit
Spitali Rajon i Elbasanit është spitali tjetër i radhës, i cili ofron tashmë proteza ortopedike falas për të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim mjekësor. Banorët e Elbasanit dhe zonave përreth që kanë nevojë për një ndërhyrje të tillë do të mund ta marrin këtë shërbim pranë vendbanimit të tyre dhe me një cilësi tepër të lartë.

Ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, si dhe përfaqësuesë të pushtetit vendor, ishin në spitalin Rajonal të Elbasanit ku takuan edhe një prej pacientëve të të parë që kanë përfituar nga ky shërbim i ri i cili ofrohet në këtë spital.

Ministri Beqaj u shpreh se, tashmë, pacientët mund ta marrin falas këtë shërbim duke kursyer në xhepat e tyre të paktën 3 milionë lekë, teksa shtoi se janë afro 1200 persona në të gjithë Shqipërinë që do të përfitojnë proteza falas gjatë këtij viti.

“Spitali i Elbasanit ka këtë vit 50 milionë lekë vetëm për protezat që janë, qoftë për raste traumash, qoftë edhe në raste si zonja. Është pjesë e një pakete 1.8 miliardë lekë që janë këtë vit, që ne besojmë se të paktën 1200 vetë do të mund të operohen në të gjithë Shqipërinë pa paguar asnjë gjë. Është ndihmë e madhe”, tha Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë theksoi, gjithashtu, se “po të nisemi me sa ka pas kushtuar kjo nga xhepat, kjo 1.8 ka qenë të paktën 4 miliardë lekë, dhe, mjekët mund ta konfirmojnë, cilësitë janë të mrekullueshme”.

Beqaj u shpreh se ofrimi i protezave ortopedike falas është ndihmë jo vetëm për pacientët dhe për familjarët, por dhe për vetë mjekët. “Është për pacientët ndihmë, nuk diskutohet, për familjen, për vetë zonjën, po nesër mund të kërkoj edhe punë, mjekët ortopedët edhe në Elbasan janë si në Tiranë, pra mund ta ushtrojnë profesionin e tyre dhe, është shumë e rëndësishme, mendoj unë që përmirësohet shumë marrëdhënie njerëzore mjek-pacient”, u shpreh Ministri.

Ndërkohë, doktor Albert Grykëshi, shef i shërbimit të Ortopedisë në spitalin Rajonal të Elbasanit, tha se ofrimi i protezave ortopedike falas është një risi në këtë spital. “Këto proteza janë shumë cilësore, ‘Titanium’, ndryshe nga shumë proteza të tjera të serive të mëparshme edhe ndikojnë për rehabilitimin e të sëmurit më shpejtë, janë më jetëgjatësore për të sëmurin edhe aktiviteti rikthehet shumë herë më shpejt”, theksoi ortoped Grykëshi.

[gallery]20743[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike