Beqaj: Bashkëpunimi i Kosovës
me FMN-në do të vazhdojë
Bashkëpunimi i Kosovës me FMN do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkaq për programin e ri të qeverisë dhe FMN-së do të diskutohet në mars. Kështu thanë sot ministri i Financave Besim Beqaj dhe shefi i ri i misionit të FMN për Kosovë, Zhak Alen Minia.
PRISHTINE- Bashkëpunimi i Kosovës me FMN do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkaq për programin e ri të qeverisë dhe FMN-së do të diskutohet në mars. Kështu thanë sot ministri i Financave Besim Beqaj dhe shefi i ri i misionit të FMN për Kosovë, Zhak Alen Minia.
Ministri i Financave Besim Beqaj, tha se me shefin e ri të FMN-së për Kosovën, kanë diskutuar për realizimin e buxhetit të vitit të kaluar, por edhe për buxhetin e këtij viti.
Sipas Beqajt, ky është buxhet i zhvillimit dhe realizimit të të gjitha prioriteteve të qeverisë, duke përfshirë projektet infrastrukturore por edhe në fushën sociale, e njëherësh edhe rritjen e pagave.
Njëkohësisht ai theksoi se kanë diskutuar edhe për programin e ri me këtë institucion. ”Vendi është mjaft stabil në aspektin makrofiskal me mjetet e veta të gjitha prioritetet, dhe në këtë drejtim ne jemi harmonizuar dhe programi i ri do të shkojë në drejtim të programit të kujdesit intensiv, i cili nënkupton një disiplinë, një angazhim, një bazë ligjore, një harmonizim të buxheteve vjetore, por jo edhe nevoja financiare”.
Kryesuesi i ri i FMN-së për Kosovën, Jacques Alian-Miniane (Zhak Alen Minia), tha se gjatë tri viteve të kaluara Kosova dhe FMN-ja kanë arritur një rezultat shumë të mirë në aspektin makroekonomik dhe fiskal. Kjo sipas tij është arritur pasi të dyja palët kanë punuar me mirëbesim, dhe mospajtimet i kanë zgjidhur në mënyrë konstruktive.
“Këto marrëdhënie mes Kosovës dhe FMN-së janë model dhe synimi im kryesor është që këto marrëdhënie të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Ne diskutuam për shumë cështje, por kryesore është synimi i qeverisë për të arritur një program të ri me FMN-në, i cili reflekton pjekurinë dhe përparimin që është bërë nga Kosova”.
Miniane tha se misioni i FMN-së dhe qeveria e Kosovës do të diskutojnë për programin e ri gjatë muajit mars. Ndryshe, ai në këtë pozitë e zëvendëson udhëheqësin e deritashëm të FMN-së për Kosovë Johannes Viegand.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39