Beqaj: Ekzaminime falas pas 
tetorit për gratë e regjistruara

Beqaj: Ekzaminime falas pas <br />tetorit për gratë e regjistruara
TIRANE- Të gjitha gratë të cilat janë regjistruar në listat e pritjes për kryerjen e mamografisë do ta përfitojnë shërbimin falas edhe pas muajit tetor. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dje gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Së bashku Kundër Kancerit të Gjirit. Kreu i shëndetësisë ka bërë me dije se numri i personave të regjistruar deri më tani në të gjitha qendrat stacionare të mamografisë është shumë i madh.

“Sot që ne flasim rezulton se numri i grave që kanë regjistruar emrin për këtë ekzaminim në këtë muaj është jashtëzakonisht i madh. Dua ti siguroj ato që edhe pse kemi thënë që ekzaminimi do jetë pa pagesë vetëm në muajin tetor, listë e pritjes që do të mbyllet në mbrëmjen e 31 tetorit, do të vazhdojë të marrë ketë ekzaminim falas edhe pas kësaj date” ka pohuar Beqaj. Sipas tij, numri i ekzaminimeve të kryera në këtë muaj është sa 85% e atyre të kryera gjatë gjithë vitit. “Edhe z.Carlo Bollino e shpjegoi se numri i grave që kanë ardhur për të kërkuar një ekzaminim mamografie deri në datën 20, është sa 9 muajt e parë, që do të thotë kemi nevojë për më shumë informacion, më shumë promocion, por kemi nevojë edhe për të thyer disa barriera që ekzistojnë në vend.

” ka pohuar Beqaj. Sa i përket investimeve të kryera në shëndetësi, kryeministri Rama pohoi se problemi i kancerit të gjirit është parë në kënd 180 gradë. “Këtë muaj besoj se Ministria e Shëndetësisë meriton të përgëzohet për faktin se e ka parë problemin në 180 gradë, besoj dhe për fatin se ka ardhur në këtë moment me disa hapa të kryer. Në listën e barnave të rimbursueshme ku janë përfshirë katër barna për kujdesin e gjithanshëm, paliativ, që janë barna të rimbursueshme 100%. Janë 8 mamografë stacionarë janë jashtë Tiranës. Ka një ritëm ekzaminimesh, e përmendi Carlo Bollino, që nga 1 deri në 15 Tetor është 85% e ekzaminimeve që janë bëra nga 1 Janari deri në 30 Shtator.

Sigurisht që, çdo grua që nuk ka shkuar akoma drejt një mundësie ekzaminimi apo nuk është ndeshur me një mundësi të tillë” nënvizoi Rama. Një mesazh të rëndësishëm përcolli edhe moderatori i kësaj konference, gazetari Carlo Bollino vuri theksin në rëndësinë e informimit lidhur me këtë sëmundje, në mënyrë që shoqëria të ndërgjegjësohet për të kryer vazhdimisht kontrollet dhe vizitat. “Vitin e kaluar ne kemi organizuar një konferencë e cila pati një impakt të gjerë.

Këtë vit sipas informacioneve që kemi marrë sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i grave që kanë kërkuar një mamografi është shumëfishuar 8 herë vetëm për efekt të komunikimit të përqendruar në një muaj” ka pohuar gazetari Carlo Bollino. Gjatë kësaj konference mjekë italianë e shqiptarë shpalosen të rejat më të fundit të mjekësisë për kurimin e kancerit të gjirit. 


“Vëmendje i duhet kushtuar edhe grave në zonat rurale”
 
Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun, tha se fokus i veçantë duhet t’i kushtohet grave në zonat rurale, që s’kanë mundësi të kenë këtë shërbim. “Gratë po marrin mesazhet dhe informacionet për testet dhe shërbimet, për të kapur tumoret në faza të hershme, por ka ende shumë punë për përmirësim. Gjithashtu ka gra në zonat rurale që kanë vështirë për këtë akses. Shqipëria ka potencial në shërbimet e depistimit dhe i ka kushtuar vëmendje parandalimit. Edukimi i grave do të ishte shumë natyror dhe do i lejonte sistemit të shëndetësisë, për t’u shpërndare në gjithë vendit, dhe për të shpëtuar jetë” tha Zineb Touimi-Benjelloun. Ndërkohë që ka garantuar për një bashkëpunim të mëtejshëm me Ministrinë e Shëndetësisë.  

Mjekët italianë pjesëmarrës në konferencë
 
Mjekët dhe ekspertët italianë të ardhur në Shqipëri enkas për Konferencën Kundër Kancerit të Gjirit kanë treguar eksperiencat e tyre por edhe hapat e parë që duhet të ndjekë një grua për të kryer vetëekzaminim. Alberto Luini, një nga senologët më me emër në Evropë ka bërë apel femrave të ekzaminojnë gjinjtë e tyre duke ndjekur edhe 3 mënyrat e duhura. “Ekzaminimi i kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm. Ekografia është një mënyrë ekzaminimi shumë e rëndësishme për të gjetur tek gratë e reja gjëndrat beninje por në raste të shumta mund të gjendet edhe një gjëndër tumorale. Kemi edhe rezonancën magnetike ndërkohë që mamografia është një tjetër ekzaminim për të cilin keni dëgjuar të gjithë dhe që mund të bëhet pas moshës 40 vjeç.

Më pas përdorim një mënyrë edhe me të saktë të ekzaminimit që quhet Stomosintezë që mundëson që të shihet se çfarë është brenda gjëndrës si dhe përfitohen imazhe shtresë pas shtrese për të parë se deri në cilën pikë është gjëndra." tha Luini. Nga ana tjetër doktoresha italiane Giovanna Gatti ka ndarë eksperiencën e saj, pasi është diagnostikuar me kancer në qafën e mitrës 6 vite më parë, dhe u ka bërë apel të gjitha grave që të mos ngurojnë të kryejnë kontrolle. “Unë i mbijetova kancerit në qafën e mitrës, dhe falë kontrollit që bëra tashmë kam 6 vite më shumë jetë.

Them se të gjitha gratë nuk duhet të kenë frikë të bëjnë vizitën dhe kontrollin. Kjo do të mbrojë jetën e tyre. Aktiviteti fizik ul rrezikun e kancerit të gjirit.”, u shpreh doktoreshë Gatti ndërsa ndanë me kolegët e tyre të rejat e fundit të teknologjisë dhe trajtimit të sëmundjeve kancerogjene. 

 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston