Për 15 ditë janë kryer  ekzaminime sa 85 % e ekzaminimeve të bëra nga 1 janari deri në 30 shtator. Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në konferencën ndërkombëtare mjekësore "Diagnostikimi dhe Trajtimi i Kancerit të Tiroides".

Kjo konference u organizua nga Universiteti i Mjekësisë së Tiranës, Shoqata e Endokrinologjisë, Shërbimi i Endokrinologjisë, Shërbimi i Onkologjisë, Shërbimi i Anatomisë Patologjike, Shërbimi i Kirurgjisë së QSUT dhe Qendra e Mjekësisë Nukleare.

Sipas ministrit Beqaj, organizimi i këtyre aktiviteteve tregon se ka një jetë të pasur si dhe përsa kohë që sillet një vlerë e shtuar në shëndetësi, kjo sjell gëzim profesional. "Në programin e qeverisë ne jemi angazhuar se për dy grup- sëmundje kryesore kardio-vaskulare dhe tumorale, të cilat janë edhe si grup sëmundjet me prevalencën më të lartë në Shqipëri, që do të thotë shkurtojnë jetë njerëzish, do të angazhohemi më shumë", tha ministri Beqaj.

Duke iu referuar programit të konferëncës, Beqaj u ndal në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve si dy nga sfidat kryesore jo vetëm për sëmundjet tumorale, por mbulimit universal që është vendosur të instalohet në Shqipëri. Ai shtoi se duhet të krijojet një kulturë e pasur shëndetësore në Shqipëri. "Edhe kontrolli bazë nga 40-65 vjec qe do të fillojmë, procesi i trajnimit të infermiereve dhe mjekëve në të gjitha qëndrat e shëndetësisë, qe është realizuar, përmbyllja me sukses dhe përzgjedhja e operatorin privat që do të bëjë të mundur ofrimin e këtij shërbimi në Shqipëri për 10 vjet, jane arritje qe duhen vleresuar", tha Beqaj.

Nëpërmjet kësaj mënyre, tha ai, do të mund të përmiresohet edukata shëndetësore, ku familjet dy herë në vit do të mund të marirn rezultatet e vizitës kundrejt asnjë pagese. "Dy mamografë mobil kanë ardhur në Shqipëri për të bërë ekzaminimin e kancerit të gjirit, kryesisht në zonat rurale. Në këtë muaj, kemi hequr tarifën kur bëhet mamografia. Nga data 1-15 tetor, në 8 mamografë stacionarë që janë jashte Tiranës janë bërë ekzaminime sa 85% te bëra nga 1 janari deri në 30 shtator. 

ATSH