/ATSH-Z.Tosku/- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës plenare të ditës së enjte, vuri në dukje rëndësinë e arrijtjeve dhe problematikave në shëndetësi.
"Unë besoj se sot, pas 20 muajsh, shqiptarët po e vërtetojnë se falë reformës në shëndetësisë, ne jemi në drejtimin e duhur. Sigurisht, që hapi i parë ishte të rivendosnim normalitetin, sepse e gjetëm shëndetësinë me 40 milion dollarë borxhe.
Ndërkohë që mungonin barnat dhe materialet mjekësore, furnitorët refuzonin të furnizonin pa marrë pagesën ende. Qeveria jonë shleu borxhet dhe borxhe të reja nuk janë krijuar dhe spitalet janë furnizuar me barna, materiale mjekësore dhe pajisje diagnostifikuese janë vënë në punë", tha Beqaj.
Ai theksoi se "ne u angazhuam që do të hiqnim TVSH e barnave dhe shërbimeve mjekësore dhe e bëmë realitet. Tashmë barnat nuk jam më shtrenjtë sesa vendet e origjinës. Flasim për të njëjtat barna dhe alternativa".
"Ndërkohë, listën e barnave të rimbursueshme e kemi zgjeruar me 45 principe të reja aktive dhe 85 alternativa, nga të cilat kanë përfituar 150 mijë qytetarë me sëmundje më të renda, me kosto të lartë", tha ministri Beqaj.
Duke folur per dy sëmundjet kryesore, ministri tha se është bërë shumë edhe në drejtim të sëmundjeve kardivaskulare dhe tumorale. Sipas tij, janë rritur me 50% ndërhyrjet invasive të zemrës. Sakaq, për Beqaj, që nga fillimi i këtij viti janë vënë në punë dy njësi të lëvisshme të ekzaminimit paraprak të kancerit të gjirit, ku janë ekzaminuat mbi dy mijë gra.
Kontrolli shëndetësor pa pagesë për grup-moshën 40-65 vjeç është hapi i parë i rëndësishëm drejt mbulimit universal, tha Beqaj.
/Shqiptarja.com