/ATSH/.- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori pjesë të premten në punimet e Kongresit të Dytë Ballkanik të Anestezi-Reanimacionit, që u organizua në Hotel Tirana International, nga Shoqata Shqiptare e Anestezi-Reanimacionit në bashkëpunim me shoqatën homologe turke.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar, si dhe të ftuar nga shumë vende të Ballkanit si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kosova dhe nga Italia.
Duke vlerësuar rëndësinë e këtij aktiviteti në rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, Beqaj tha se "ne jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë për të rritur kapacitetet në burime njerëzore në të gjitha fushat e mjekësisë".
"Nga eksperienca më shumë njerëzore sesa nga karriera, unë kam arritur të kuptoj që sidomos specialiteti juaj ka të veçantën që komunikoni me pacientin, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ne nuk arrijmë të komunikojmë me ju, kur jemi nën trajtimin tuaj dhe kjo besoj e bën më të vështirë punën tuaj, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga ana njerëzore. Po ashtu, për fat të keq, më shumë tuajin, me ju ndahen historitë jo të mira sepse historitë e suksesit i marrin mjekët e tjerë", tha Beqaj, duke iu drejtuar personelit mjekësor të pranishëm në këtë konferencë.
Duke u ndalur te rritja e kapaciteteve në burimet njerëzore në të gjitha fushat e mjekësisë, Beqaj tha se, "për këtë na shërben edukimi në vazhdim dhe përpjekjet që po bëjmë për të plotësuar boshllëqet e trashëguara në sistemin tonë shëndetësor, që mesa duket ka dhe në vende të tjera".
"Ne arritëm të rihapnim programin e specializimeve afatgjatë pas një mbyllje disa-vjeçare, për t'u përpjekur që në të ardhmen e afërt të mund të plotësojmë disa boshllëqe të krijuara, sepse shpesh herë në spitalet rajonale, mungesa e një mjeku reanimator e bën praktikisht jofunksionale pjesën kirurgjikale", tha ai.
Beqaj theksoi se, edhe në këtë fushë është e nevojshme të ketë investime dhe teknologji. "Ne kemi bërë disa përmirësime në këtë drejtim, sidomos në spitalin e Traumës dhe dy maternitetet. Sigurisht do të duhet të bëjmë shumë më tepër dhe këtu gjej rastin për të falenderuar kontributin që ka dhënë TIK-a, jo vetëm në këtë konferencë por për mbështetjen që i jep shëndetësisë shqiptare", tha Beqaj.
"Që nga prezenca e parë e TIK-as deri më sot, janë më shumë se 1 milion euro që TIKA ka dhënë për shëndetësinë shqiptare në parësor, spitalor, spitalet universitare, në urgjencë, në trajnim, kualifikim, organizime konferencash", vijoi Beqaj.
Ai falënderoi shoqatën e anestezistëve shqiptarë për ndihmën dhe kontributin profesional që ka dhënë. "Që nga koha që jam ministër kam arritur të miratoj punën shkencore të bërë nga shoqata për të përgatitur fletë-ndjekjet e anestezisë, fletë-ndjekjet e reanimacionit, fletë-mjekimin në reanimacion dhe fletën konsensuale të të sëmurit. Janë 4 instrumenta shumë të nevojshëm, që sigurisht e bëjnë edhe punën tuaj, në një kuadër profesional më rregullativ, por edhe na ndihmojnë ne që në raste të veçanta të mund të jemi më transparentë jo vetëm në mënyrën se si administrojmë shërbimet tona, për mënyrën si financojmë dhe sigurisht edhe me qytetarët", tha në përfundim Beqaj./
/Shqiptarja.com