Beqaj: Luftë pa kompromis ndaj
drogës, 60 mijë përdorues në vend

TIRANË - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka theksuar sot se përveçse vullnetit të qartë për luftë pa kompromis kundër kultivimit e tregtimit të drogës, ka nevojë për një përgjigje adekuate sociale ndaj fenomenit.
 
Deklarata e Beqajt u bë gjatë ceremonisë së hapjes së Takimit Dy-Ditor ndërkombëtar Multi-Përfitues të Punës së TAIEX-it (Technical Assistance and Information Exchange) për Teknikat e Parandalimi të Drogës dhe Ndërhyrjeve të Trajtimit me bazë Internetin.

Në Shqipëri numërohen rreth 50-60 mijë përdorues të drogës, është raportuar gjatë këtij takimi. Ministri i Shëndetësisë Beqaj ka deklaruar se sfida e Ministrisë që ai drejton është shtrirja në të gjithë vendin e ofrimit të asictencës së nevojshme për personat përdorues të drogës.
 
Rreth 210 milon persona janë përdorues droge dhe rreth 200.000 prej tyre vdesin si pasoje e abuzimit me të është raportuar gjatë takimit dy-ditor Ndërkombëtar Multi-Përfitues të Punës së TAIEX-it (Technical Assistance and Information Exchange) për Teknikat e Parandalimi të Drogës dhe Ndërhyrjeve të Trajtimit me bazë Internetin . Në Shqipëri numerohën rreth 50-60 mijë përdorues ku prej të cilëve rreth 12-15 mijë janë përdorues problematikë. Sipas Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj Strategjia Kombëtare Anti-drogë në vendin tonë është konceptuar në trajtimin e katër aspekteve thelbësore për kontrollin e drogës: koordinimin strategjik, reduktimin e ofertës dhe aksesit për drogë, reduktimit të kërkesës, reduktimit të dëmit, dhe vëmendje të konsiderueshme I kushtohet frontit jo-represiv të këtij kontrolli.
 
Është pikërisht kjo sfidë (ngritja e rrjetit integral trajtues/rehabilitues), pa nënvleftësuar elementët e tjerë të aktivitetit për kontrollin e drogës, një ndër orientimet prioritare të strategjisë aktuale kombëtare antidrogë (në përputhje të plotë me udhëzimet strategjike aktuale antidrogë të OBSH-së dhe UNODC-së për më shumë vëmendje ndaj aspekteve humane e shëndetësorë).Në këtë drejtim, janë për t’u përgëzuar krijimi i shërbimeve të këshillimit lidhur me problemet e drogës dhe dhënien e metadonit në disa qytete të vendi si, Elbasan, Tirane, Durrës, Vlorë e Korçë. E po kështu, përdorimi i qendrave të këshillimit rinor që afrojnë asistencë për HIV/AIDS dhe trajtojnë dhe problemet e drogës. Ndërkohë, që sfida jonë është shtrirja e këtyre shërbimeve në të gjithë territorin.
 
Në Kosovë numërohen rreth 10-15 mijë përdorues të drogës prej të cilëve 3000-5000 janë përdorues të heroinës. Numri më i madh i përdoruesve në botë , rreth 140 milion, janë përdorues të produkteve të kanabisit; vendin e dytë e zënë stimulantët e tipit të amfetaminës (ATS) me rreth 35 milion; ndjekur nga rreth 20 milion përdorues të opiateve dhe rreth 15 milion përdorues të kokainës.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues