Ministri i Shëndetësisë, IIir Beqaj inspektoi sot me një vizitë të palajmëruar mjediset e Qendrës Tregtare "Galeria" në Tiranë (ish-Kinema "17 Nëntori") për të inspektuar nga afër zbatimin e ligjit antiduhan në mjediset publike.
Ministri Beqaj së bashku me drejtues e punonjës të Institucionit të Shëndetit Publik gjatë inspektimit të tyre, u ndalën tek ecuria e zbatimit të ligjit të ri, përgjatë 7 javëve.
" Jemi praktikisht në javën e shtatë të zbatimit të dispozitave të reja ndryshuese të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga duhani dhe produktet e duhanit. Përgjithësisht, kemi një zbatim shumë të mirë të ligjit në shtatë javë.
Më tej ai shtoi se "këtu jemi në një qendër tregtare, ku dje inspektorët janë penguar të zbatojnë detyrën e tyre. Unë dua të konfirmoj angazhimin tim dhe të qeverisë në zbatimin edhe të këtij ligji'.
Ndërsa Kryeinspektori i ISHSH për Tiranën Gjergj Koja u shpreh se "vumë re parregullsi, sepse të tilla ishin edhe dje. Sot kemi ardhur të zbatojmë ligjin, duke u thënë të gjithë që nuk është qëllimi ynë të vëmë gjoba. Deri dje, që nga data 1 shtator, janë vënë 49 gjoba ndaj subjekteve, shumica private, por edhe shtetërore, që kanë shkelur ligjin, në pika të ndryshme të tij, sikurse e përcaktojnë edhe amendimet që hynë në fuqi me 23 Gusht".
Ndërkaq, Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë rastet e mos respektimit të ligjit, në numrin pa pagesë 0800 40 40 dhe në aplikimin online mobile "Shqipëria Jo Duhanit", në një shërbim 24 orësh.
ATSH
/Shqiptarja.com