Beqaj: Protesta e PD absurde, Vetting
 për vendimet kundër shëndetësisë

Beqaj: Protesta e PD absurde, Vetting<br /> për vendimet kundër shëndetësisë
Nga qyteti i Kukësit në një takim me strukturat lokale të PS, Ilir Beqaj ka deklaruar se protesta e PD është absurde dhe bëhet për të bllokuar Vettingun.
 
"Protestë absurde, përpjekje e opozitës për të bllokuar Vetingut, opozita të protestojë, pasi dhe PS ka protestuar, por PD duhet të dërgojë tre anëtarët në komisionin e Vetingut.
 
PD të protestojë por duhet të zgjedh formën e protestës në mënyrë te ligjshme dhe jo të bëjë thirrje për dhunë.
 
Miratimi i Vettingut element i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Vetingu është i domosdoshëm për Ministrinë e Shëndetësisë.
 
Shëndetësia keto vite është ndeshur me vendime të shumta të gjykatave ku në disa raste nuk jemi as palë me vendime të gjykatave spitalet tona kanë sot dëme civile disa miliona dollarëshe të padrejta.
 
Sot nga këto vendime jemi në një situatë të shtrënguar financiare kemi rritur financimet ne shëndetësi por na duhen financimet të tjera, nuk mundemi të përdorim paratë që i kemi për godina të reja shëndetësore dhe rritjen e shërbimeve shëndetësore për shkak të vendimeve të padrejta te gjykatave
" deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit