Beqaj:Proteza falas për pacientët
me dëmtime në shtyllën kurrizore

Beqaj:Proteza falas për pacientët<br />me dëmtime në shtyllën kurrizore
TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore do të mund të përfitojnë proteza falas. Ky shërbim ka filluar të ofrohet prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses të plotë edhe pesë ndërhyrjet e para.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte në mjediset e spitalit ku takoi nga afër dy prej pacientëve që kanë realizuar ndërhyrjet. “Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim të shërbimi i Neurokirurgjisë në SUT", u shpreh ndër të tjera Beqaj, duke theksuar se, “bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”.
 
Ministri Beqaj tha se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët pasi ju jep mundësi atyre të shprehin më të mirën në profesionin e tyre.
 
“Është goxha ndihmë, besoj unë, në radhë të parë për pacientët, është edhe për ju vetë që punoni përditë, domethënë, qoftë sepse arrinit shërbeni njerëzve, arrini të shprehni më të mirën tuaj në profesion, për fat të mirë ne edhe, me sa e konfirmoni ju, dhe cilësia e protezave dhe instrumentave që bëjnë të mundur është goxha e lartë”, nënvizoi, Beqaj.
 
Kreu i Shëndetësisë solli edhe një herë në vëmendje investimet që po bëhen në spitalin Universitar të Traumës, duke theksuar se në pranverë do të jenë gati edhe mjediset e rikonstruktuara të Fizioterapisë së këtij spitali, ku të sëmurët do të kenë mundësi të bëjnë më shpejtë edhe fazën e rikuperimit.
 
“Ne kemi filluar në Shtator me pjesën ortopedike, tani u bëmë rreth 2-3-javë besoj që kemi filluar me ju. Por vetëm në Ortopedi kemi bërë këtë, Traumë dhe Shërbim Universitar, rreth 370 operacione ku protezat kanë qenë të financuara në spital. Dhe besoj se edhe përpjekje të tjera që po bëjmë po në spital, sepse ju e dini po aq mirë sa unë që, mbas kësaj duhet Fizioterapia, edhe aty besoj në pranverë do arrijmë të kemi një kabinet më të plotë ku të sëmurët të mund të bëjnë më shpejtë edhe pjesën e rikuperimit”, deklaroi Ministri Beqaj.
 
Ndërkohë, Fatos Olldashi, Shef i Departamentit të neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, shprehet se protezat që po përdoren, përveçse janë të një cilësie tepër të lartë, ndihmojnë edhe në fazën e rikuperimit të pacientit. “Kjo ndikon në radhë të parë tek të sëmurët që shërohen shpejtë, hyjnë në aktivitet normal shumë shpejtë. Në qoftë se më parë, për një të sëmurë me dëmtime të shtyllës kurrizore, do të duhej që të mbahej në spital në regjim shtrati 6 deri në 8 javë, domethënë 2 muaj të qëndronte në kushtet e spitalit, sot ky i sëmurë mbahet vetëm një javë, deri në momentin që shërohet plaga dhe hiqen suturat dhe pastaj kthehet në shtëpi”, shprehet Olldashi.

ilir beqaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike