Beqaj u shpreh për çështjen e mbulimit universal se " kjo është një çështje globale dhe është një objektiv për t'u realizuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur si objektiv, por në rast se mbulimi nuk shoqërohet me akses në kujdesin shëndetësor, atëherë mbulimi universal nuk ka asnjë rëndësi".
Në kuadër të Javës Evropiane të Vaksinimit, ministri i Shëndetësisë, Beqaj, foli per situatën e mirë të vaksinimit, duke theksuar se fëmijët shqiptarë janë të rregullt me të gjitha vaksinat. Sipas kalendarit të vaksinimit, rreth 97% e fëmijëve vaksionohen për çdo vaksinë në moshën e përcaktuar dhe vetëm 3% e tyre nuik bëjnë vaksinën në moshën 1-vjeçare për shkak të frikës së prindërve që kjo vaksinë ka lidhje me shfaqjen e sëmundjes së autizimit. Kjo, për ministrin Beqaj, nuk është aspak e vërtëte, pasi ka studime të mirëfillta amerikane që e tregojnë këtë fakt, pra që nuk ka lidhje vaksinimi në këtë moshë me sëmundjen.