Beqaj: S'u lejuan tamponët tek privati pasi nuk gjurmonim dot të infektuarit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv sqaroi situatën e tanishme të pandemisë së COVID-19 duke theksuar se pavarësisht shifrave të larta nuk jemi vendi më i prekur në rajon. Ai tregoi arsyen se pse në spitalet private në vend nuk lejohet bërja e tamponit. Ish-ministri tha se çdo person që bën tamponin duhet gjurmuar dhe nga privati është shumë e vështirë të bëhet kjo pjesë, prandaj nuk janë lejuar.

"Në privat duhet gjurmuar ai rast që del pozitiv, gjë që nuk mund të bëhet dot. Në momentin që u lejuan testet serologjike,  në një spital privat nga 120 teste, 13 persona rezultuan pozitivë. Kjo tregon se numri i të prekurve është goxha i madh. U bënë 20 javë dhe konstatoj se nuk ka ende ndërgjegjësim nga shoqëria për të kuptuar thelbin. Një ndër elementet që na ndikojnë jo pozitivisht është politika, pasi kalimi në kriminale është e skajshme, vetë shoqëria duhet të kishte punuar më mirë në përpjekjen për të shpjeguar. Ajo që duhet të vazhdojë është zbatimi i masave të vëna. Vërtet kishim sot rreth 20 gjoba por duhet një shkallë bashkëpunimi i shoqërisë. 3300 testime në javë janë realizuar. Nuk duhet të dëgjohen më teoritë e konspiracionit, pasi është një sëmundje në territor e jo në spital", tha Beqaj.

Në lidhje me fillimin e shkollës, ai tha se duhet parë me shumë kujdes përgatitja për vitin e ri. "Edhe pse e provuam mësimin online, nuk është vetëm çështje online por formim karakteri, kontroll njohurish në klasë. Përmes teknologjisë thellohet edhe hendeku ekonomik në shoqëri", tha ai.

Gjithashtu Beqaj foli edhe për situatën politike në vend thotë se nuk është kundër hapjes 100% të listave, por është një çështje që mbart rrezik sepse në një qark të caktuar do të krijojë një lojë të pandershme duke ndikuar në cilësinë e deputetëve në parlament.

"Nëse do të duhet të shkohet për hapjen 100% të listave unë nuk jam kundër, por është një çështje që mbart rrezik sepse në një qark të caktuar do të krijojë një lojë të pandershme duke ndikuar në cilësinë e deputetëve në parlament. Problemi i koalicioneve është derivat i çështjes të hapura apo të mbyllura. Konjukturat politike në Shqipëri kështu e sollën situatën. Opozita parlamentare janë një faktor që po shfrytëzon momentin, mendojnë se kanë një të ardhme aty. Kemi pranuar amendime të tyre, kanë votuar duke dhënë kontributin e tyre. Kemi një strukturë zgjedhore e jo të barabartë, kemi qark me 30 mandate dhe të tjerë me 34 mandate, qark me numër tek, qark me numër çift. Ajo që unë e perceptoj si naivitet të opozitës jashtëparlamentare është që këmbëngulën jo jo edhe erdhën në sekondën e fundit. Qëllimi i PD për listat e hapura ka qenë që para një viti, atë kishin si kalë beteje, nuk ishte gjë e papritur. Nuk është e pranueshme ajo që kërkon PD se nuk ka logjikë. E hapur e mbyllur nuk është gjë primare se në fund kryetari i partisë e dorëzon në KQZ", tha Beqaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia