TIRANË- Nesër pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë projektligji i propozuar nga Ilir Beqaj për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor për periudhën 1 korrik 2019 deri në 31 gusht 2019. Gjobat e vendosura nga AKU për biznesin ushqimor janë për mungesë të pajisjes me licenca të veçanta për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Sipas deputetit Ilir Beqaj gjobat kanë qenë të panevojshme dhe nuk janë vënë sipas Kodit Penal dhe se duhet të anulohen pasi bizneset kanë qenë të painformuar.
“U është kërkuar nga AKU, pajisja edhe me një licencë profesionale edhe bizneseve që kishin shumë vite që operonin. Që nuk ishin kërkuar asnjëherë. Shumica e këtyre bizneseve pasi morën gjobën nga informacionet e sakta që unë kam marrë në QKB aplikuan për të marrë licencën dhe 75% e tyre e morën shumë shpejt do të thotë që nuk ka qenë një zgjedhje e biznesit për të zbatuar ligjin por ka qenë një njohje e cekët ligjore. Gjobat kanë qenë të panevojshme. Ajo situatë paligjshmërie nëse ishte e tillë u zgjidh shumë shpejt dhe për këtë arsye në vlerësimin tim ato gjoba duhen anuluar. Ato gjoba nuk janë vënë sipas kodit penal, fryma është e vërtetë që mund të binte pak ndesh”, tha Beqaj.
Sipas deputetit gjoba është mundësia e fundit që duhet të shikojë autoriteti si mënyrë ndërgjegjësim të bizneseve.
“Gjobat nuk janë qëllim në vetvete, inspektimi ka shumë hallka, ka konstatim, ri inspektim, paralajmërim dhe pasi pastaj nëse konstatohet që ka moszbatim të qëllimshëm, të vetëdijshëm dhe konsistent me pasoja të drejtpërdrejtë në shëndet sigurisht që duhet të ndiqet fryma e ndëshkimit”, shtoi ai.
Pas propozimi të deputetit Beqaj për faljen e gjobave, AKU sqaroj për Report TV se kjo nismë është e papranueshme pasi ushtrimi i biznesit ushqimor pa licence është edhe kundërvajtja me e madhe administrative. Për periudhën 1 Korrik-31 Gusht 2019 u është vendosur gjobë 67 subjekteve.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë
21 Dhjetor, 10:44
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor, 16:31
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor, 16:26
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor, 10:06
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor, 15:22
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor, 17:50
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor, 16:30
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
PD s’lejoi dëshminë e Beqajt te Hetimori i Shëndetësisë, avokati paralajmëron padi në Strasburg: Trajtim çnjerëzor, s'e lanë të flasë! Kishin frikë të shihnin provat që s’i ka gjykata
17 Nëntor, 10:49
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor, 13:48
Njohje ceket ligjore nuk eshte justifikim per mos ndeshkim o zoti ish minister.vitin tjeter me shume gjona AKU se keshtu vihen ne rresht bizneset qe shesin jashte cdo kriteri ushqimor dhe e peson klienti se z.ish minister ha ne resorte.suksese ne kete dhe ty me SPAK.
Përgjigju