ELBASAN - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj zgjodhi qendrën Spitalore të Elbasanit për të falënderuar dhe uruar personelin shëndetësor për shërbimin ndaj qytetarëve edhe në festën e ndërrimit të viteve. Ministri ndaloi fillimisht në Urgjencën e Elbasanit, ku u informua mbi rastet e mbërritura gjatë orëve të fundit dhe më pas në maternitet dhe kirurgji duke falënderuar të gjithë stafin e shërbimit shëndetësor që ishin në turn kur të gjithë festonin. Në përfundim ministri Beqaj përcolli urimin e tij si për personelin ashtu edhe për beben e parë djalë që lindi në Maternitetin e Elbasanit rreth orës 01.39.

beqaj ne spitalin e elbasanit
beqaj ne spitalin e elbasanit

beqaj ne spitalin e elbasanit

“Nga Spitali i Elbasanit dua t’i uroj të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Por mbi të gjitha dua të uroj personelin shëndetësor për punën e madhe në krye të detyrës në këto festa. Nuk ka pasur probleme serioze të paraqitura, por gjithkush i paraqitur në spital ka marrë ndihmë me një shërbim korrekt”
, tha ministri Beqaj.
 
Lindja e bebes është regjistruar në orën 01:39 minuta, dhe i përket seksit mashkull. Ai lindi me peshë 3,2 kg dhe është fëmija i parë i një çifti nga fshati Ceragë i Belshit.

femija i pare ne elbasan

Në urgjencën e Elbasanit janë paraqitur rreth 80 raste me problematika nga intosikacioni prej alkoolit, probleme të zemrës apo dhe nga fishekzjarrët. Vetëm dy fëmijë janë dëmtuar lehtë nga fishekzjarrët dhe një grua është aksidentuar, por fatmirësisht pa probleme duke mbyllur pa probleme festën e ndërrimit të viteve në qarkun e Elbasanit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)