Beqaret momente te këndshme me miq të vjetër, jo qetësi për çiftet! Ja parashikimi i horoskopit për sot

Beqaret momente te këndshme me miq të vjetër, jo qetësi për çiftet! Ja parashikimi i horoskopit për sot

DASHI

Ndjenja te shume do përzihen brenda jush dhe nuk do arrini dot te dashuroheni qetësisht me atë qe keni ne krah. Here pas here do keni edhe dyshime për partnerin dhe nuk do ndiheni rehat. Beqaret do kalojnë momente te këndshme me disa miq te vjetër qe do i takojnë pas shume vitesh. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Nëse keni për te kryer transaksione bëjeni pa u menduar gjate.

DEMI

Klima yjore do jete paksa e trazuar për juve qe keni një lidhje. Ose do heshtni dhe nuk do veproni ose do acaroheni për çdo gjë dhe do debatoni ashpër. Beni shume kujdes. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë ta ndryshojnë jetën e tyre dhe do refuzojnë çdo ftese. Ne planin financiar, me ndihmën e planetëve do mund te vendosni qëndrueshmërinë dhe nuk do keni aspak probleme.

BINJAKET

Sot duhet patjetër te bëni te pamundurën për te zgjidhur disa probleme qe keni pasur ne çift sepse përndryshe ato do ndikojnë shume ne fushat e tjera. Beqaret do jene një dite te bukur dhe me takime interesante, megjithatë ende nuk është momenti për te hedhur hapa te rëndësishme. Situata financiare do jete e kënaqshme dhe aspak problematike.

GAFORRJA

Dielli dhe Merkuri do bëjnë çmos qe t’ua favorizojnë sektorin qe lidhet me dashurinë dhe kënaqësinë seksuale. Dita për jetën ne çift do jete e mbrojtur dhe do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret mund te keni dashuri me shikim te pare. Edhe pse do mendoni për fejese, mos u nxitoni! Ne planin financiar, ulni shpenzimet dhe tregohuni vigjilente.

LUANI

Venusi do kujdesen për jetën ne çift. Dashuria do iu pushtoje dhe zemra do gëzohet se tepërmi. Ka mundësi qe te kaloni edhe ne ekstaze mistike. Shfrytëzojeni ditën. Beqaret do jene me te hapur dhe me pak kërkues. Fati do jete me ju dhe do keni një takim qe do ua mbushe zemrën. Mos flisni shume ne telefon gjate kësaj dite sepse fatura do jete e larte dhe nuk do e përballoni dot.

VIRGJERESHA

Do kaloni një dite mjaft te lumtur sot ne praninë e atij qe keni ne krah. Tregohuni me te gatshëm për gjithçka dhe do ia bëni zemrën mal partnerit. Edhe beqaret ne përgjithësi do kenë fat. Venusi do iu ndihmoje te realizoni atë qe iu do zemra. Plutoni do ndikoje negativisht tek financat. Ulni shpenzimet e mëdha dhe mos ndërmerrni operacione te mëdha financiare.

PESHORJA

Nëse jeni ne çift dhe keni një lidhje te forte, do te dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Nëse lidhja juaj ka probleme atëherë duhet te luftoni shume qe t’i bëni balle tradhtive. Klima për beqaret do jete premtuese. Përfitoni sa me tepër qe te kaloni një dite sa me te bukur. Urani do iu beje te tregoheni te matur me financat dhe do iu ndihmoje te filloni një projekt te ri ne pune.

AKREPI

Ata qe janë ne çift do shkoje shume mire me njeri-tjetrin dhe do tregohen mjaft tolerante. Dita do jete e favorshme. Hëna do i beje beqaret me kërkues dhe largpamës. Ne një moment te caktuar sensualiteti dhe dëshira për te dashuruar do te zgjohen papritur. Ndikimi i Neptunit tek financat do jete i dyzuar. Merrini gjërat me seriozisht qe mos keni probleme te mëdha me vone.

SHIGJETARI

Kjo do jete një nga ditët tuaja me te këndshme dhe do përjetoni kënaqësi pafund. Marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim fiks ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar jo çdo gjë do ece mire, megjithatë duhet te mundoheni sa te mundni te ruani ekuilibrin sepse e ardhmja do jete edhe me e vështirë.

BRICJAPI

Do jeni shume dominues gjate kësaj dite dhe kjo nuk do i pëlqejë shume atij qe keni ne krah. Debatet do jene te vazhdueshme dhe do ju mërzitin pamase. Beqaret duhet te tentojnë te joshin sepse po qëndruan gjithë kohës ne pritje nuk kane për te pasur aspak ndryshime ne jetën e tyre. Ne planin financiar do merrni vendime shume te rëndësishme për ta përmirësuar njëherë e mire këtë sektor.

UJORI

Do kërkoni harmoninë absolute ne çift gjate kësaj dite, por për fat te keq nuk do ta gjeni. Duhet patjetër te tregoheni me te matur e me te mençur. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm sepse do ju bëhen shume ftesa. Mendohuni mire para se te jepni fjalën pasi jo te gjithë do jene aq te mire sa duken. Ne planin financiar duhet te bëni llogari sepse përndryshe situata mund t'iu dale jashtë kontrollit.

PESHQIT

Me Saturnin qe do influencoje jetën ne çift dita e sotme nuk do jete fort e mire. Nuk do jeni ne humor dhe do e keni te vështirë te vendosni dialog. Se shpejti Venusi do e rregulloje situatën. Nëse jeni vetëm mundësitë për te bere takime do jene te shumta, por do iu tërheqë me tepër një mik i vjetër. Nëse merrni masa sado te paketa fusha e financave nuk do shkaktoje asnjë problem.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë