TIRANE- Akademiku dhe historiani Beqir Meta ka komentuar gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” takimin e tre kryeministrave në Kosovë, gjatë ceremonisë së inaugurimit të terminalit “Adem Jashari”. Në optikën e vet, Meta e ka vlerësuar këtë takim, duke e cilësuar si pozitive rrritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve Shqipëri-Kosovë-Turqi. Sipas tij, Turqia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm sidomos të njohjes së Kosovës, gjë që sipas tij se ka bërë Greqia. Ndaj në këtë kuadër, ai mendon se deklaratat e “sevdasë” mes tre kryeministrave nuk do të shfaqin ndonjë tërmet në rajon, pasi kontributi i shteteve është i ndryshëm.
Si i komentoni deklaratat e tre kryeministrave të Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës në Prizren?
Sigurisht që kemi të bëjmë me një manifestim pozitiv. Turqia është një vend mik dhe aleat, i cili ka dekada të tëra që e ka demonstruar politikën pozitive, qoftë në planin ekonomik, qoftë në atë kulturor dhe politik. Ka simpati ndaj Shqipërisë si shtet, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Erdogani ofroi mbështetjen e tij, miqësinë e tij dhe sigurisht kjo miqësi në rajonin e Ballkanit është një miqësi që nuk drejtohet kundër askujt, është një miqësi që u shërben shqiptarëve dhe turqve. Kuptohet, duke mbrojtur secili interesat e veta reciproke, duke respektuar secili identitetin e vet kombëtar, kulturor, etj. Kështu që, m’u duk një gjë pozitive në të gjitha elementët e saj.
Si studjues i historisë, si i shihni në kontekstin shumëvjeçar të marrëdhënieve deklarimet që u bënë dy ditë më parë?
Kjo është shfaqje e nivelit të lartë të miqësisë shqiptaro-turke dhe, madje, nuk është e para, pasi Turqia gjithmonë ka demostruar në shumë raste miqësinë e saj për Shqipërinë; do të thoja, ndër shekuj, që nga koha e Mustafa Qemal Ataturkut, i cili ofroi mbështetjen e vet për Pavarësinë e Shqipërisë. Duhet përmendur mbështetja që Turqia i dha Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë, pavarsisht se në Shqipëri kishte një regjim komunist, regjim realisht i kundërt me atë turk.
Kemi parë Turqinë të mbështesë Shqipërinë në vitet e vështira të tranzicionit drejt demokracisë duke mbështetur tërësinë e saj territoriale, pavarsinë e saj, por edhe proceset e integrimit të saj, mbështetje ekonomike në shumë fusha dhe sfera të ndryshme. Si dhe mbështetjen ushtarake, ç’ka sigurisht është një traditë pozitive në miqësinë shqiptaro-turke. Gjithashtu, do të thoja se një akt madhor i miqësisë shqiptaro-turke, që nuk do të harrohet lehtë, është edhe mbështetja e menjëhershme dhe pa rezerva e Turqisë për pavarësinë e Kosovës, si dhe procesin e çlirimit të Kosovës në radhë të parë, nga pushtuesit serbë, në kuadrin e përpjekjeve të fuqive perëndimore dhe të NATO-s, ku ishin nga më aktivët, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe në kuadrin e shteteve e fuqive të mëdha europiane, të cilat mbështetën të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë, për të shpëtuar dhe për t’u çliruar nga dhuna sistematike serbe. Deklarata e kryeministrit Erdogan për momentin kur ai e kishte mbështetur Pavarësinë e Kosovës sigurisht ishte mbresëlënëse.
Çfarë donte të thoshte kryeministri Erdogan, kur e quajti Kosovën ‘Atdheun e dytë’?
Këto janë deklarata të cilat nuk duhen keqinterpretuar, ose parë në mënyra tendencioze, sepse deklarata sigurisht është bërë për qëllim politik, dhe fjala atdhe i dytë, në këtë rast, ka kuptimin që “e kam përzemër” një vend, një shtet, një popull, sepse e quaj aleat dhe mik, ky është koncepti.
A mund t’i prishin balancat në rajon deklaratat e kryeministrit Rama? Qeveria shqiptare është shprehur për partneritet strategjik me Greqinë, me Italinë dhe aleancë strategjike me SHBA…
Politika e qeverisë aktuale është në rrugë të drejtë, është në rrugën tradicionale të politikës shqiptare dhe kjo është një gjë e mirë, fakti që shteti ka një politkë vijushmërie dhe konstante. Ky është një hap përpara, për t’u afruar më Turqinë, në rastin konkret dhe miqësia nuk i bën keq askujt dhe është në interes të të dy vendeve dhe, në këtë rast, nuk ka pse shkakton xhelozira ndaj ndonjë vendi tjetër.
Po kështu, është shumë e preferuar edhe miqësia me Greqinë. Fjala aleat strategjik mund të nënkuptojë që një vend mund të ketë disa aleatë të niveleve të ndryshme dhe në rajone të ndryshme. Sigurisht, përcaktimi që bën politika, në këtë rast qeveria jonë, e rëndësishme është që të përputhet me përmbajtjen reale. Në rastin e Turqisë kemi një përputhje të plotë, ndërsa përsa i përket Greqisë do të thoja që ne e dëshirojmë që Greqia të jetë mirë, të jetë aleati ynë, mbështetësi ynë strategjik në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Por, në qoftë se qeveria greke fillon dhe vendos barriera për integrimin tonë dhe kushte, sigurisht që ky nuk është një aleat, por do të shndërrohet në pengesë. Unë uroj që politika greke ta kuptojë më së fundi që ka të bëjë me një shtet që kërkon marrëdhënie të mira të fqinjësisë dhe për pikërisht për këtë arsye duhet të jetë mbështetëse e këtij procesi të integrimit dhe të mos vendosë bariera për interesa të ngushta politike apo nacionaliste, të cilat shfaqen herë pas here në politikën greke.
Sigurisht që një interes është edhe njohja e Kosovës, që Greqia nuk e ka bërë akoma. Ne dëshirojmë që qeveria greke të mbështesë kombin shqiptar në të gjithë dimensionet e veta. Sepse ne jemi një komb, pavarësisht se jemi dy shtete. Kështu që, nëse demonstrohet i njëjti pozicion si Turqia, do të kemi edhe të njëjtin perceptim edhe për Greqinë.
Përsa i përket Italisë, ajo është një ndër partnerët strategjikë perëndimorë më të afërt. Mos harrojmë që është një vend i BE i zhvilluar industrial dhe pas Luftës së Dytë Botërore ajo ka qenë një roje dhe garanci për Shqipërinë në periudhën e Luftës së Ftohtë. Italia ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e aspiratave të vërteta të popullit shqiptar për bashkimin në familjen europiane, e cila ishte e ndaluar gjatë regjimit komunist.
Për të kaluar tek SHBA, është një aleat yni strategjik në planin global, sepse është lideri i demokracive euro-atlantike dhe për ne është një fat i madh që është aleati ynë strategjik. Sigurisht që edhe Shqipëria ka dëshmuar me politikat e saj besnikëri ndaj kësaj aleance. Konstatojmë që pas Luftës së Parë Botërore kemi një vijueshmëri pozitive dhe afirmim të vazhdueshëm pozitiv dhe gjithnjë në rritje të përputhshmërisë së interesave të kombit shqiptar me SHBA.
Shkrimi u publikua sot (25.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Erdogan: Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi