Beqiraj: Doganat, ka disa arsye
përse kemi uljen e të ardhurave

Beqiraj: Doganat, ka disa arsye<br />përse kemi uljen e të ardhurave
TIRANE -  “Situata nuk është aq e zezë në ekonominë shqiptare”, kështu është shprehur Zv.ministrja e financave dhe njëkohësisht drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj, në daljen për media, gjatë së cilës ka deklaruar panoramën e tremujorit të parë të vitit 2015, me treguesit kryesor fiskale, duke pohuar se ka ulje në të ardhurat në dogana.

Sipas znj. Beqiraj, shkak për këtë ka qenë ndryshimi në raportin import- prodhim vendas.”Tabela e produkteve të akcizës, tregon se ka rritje të prodhimit vendas krahasimisht me importin. TVSH në dogana ka shënuar ulje krahasuar me të njejtën periudhë 2014 dhe kjo ka ardhur si rezultat i konsumit të karburantit.Nuk kemi më të gjithë karburantin e importuar, por kemi prodhim vendas.Importi i energjisë në tremujorin e parë të 2015 është ulur me 229 mijë megavat në orë.

Kur fillon prodhimi vendas mbledhja e TVSH është më e vështirë sesa kur produkti vjen nga importi. Kemi ulje të TVSH edhe për makineritë, dhe për materialet e ndërtimit. Renta minerare është elementi që ka më shumë ulje në dogana. Ka ulje në disa të dhëna në dogana, dhe kjo ka ndodhur pasi ka patur ndryshime në raportim import prodhim vendas. Ne nuk themi që çdo gjë në dogana lulëzon, gjithmonë ka vend për përmirësim
e”, tha Beqiraj.

Znj. Beqiraj deklaroi se ende po vijon lufta kundër korrupsionit brenda në dogana, duke i bërë të ditur publikut se 8 doganierë janë në prokurori dhe ende po punohet për përmirësimin e situatës, për thellimin e reformës në burime njerëzore, së bashku me Crown Agents.

Kemi ulje në disa të dhëna në dogana, megjithatë ju ftoj të jeni më pozitiv me qeverinë shqiptare dhe reformat tona. Ne kemi trashëguar një borxh të madh në tatime, të cilën ende se kemi shlyer” – tha zv.ministrja.

Gjatë fjalës së saj, ajo iu referua edhe një tjetër cështjeje, asaj të mbikëqyrjes sipas saj të prodhuesve të akcizës, sidomos për duhanin, birrën, verën etj.

Sa u përket tatimeve, ajo deklaroi:
Kur flasim për tatimet duhet të kemi parasysh që ka ndryshuar goxha situata, kemi 2,1 mld lekë rimbursim më të lartë se sa në 2013. Kemi proces netingu. Megjithatë, duhet thënë se shume kompani janë ende në periudha investimi. Pozitive është se Taksa e qarkullimit ka pasur ulje. 21 % është ulja e shpenzimeve të qeverisë për interesa.” – tha znj. Beqiraj.

E pyetur në fund nga gazetarët për sistemin e ri tatimor, ajo deklaroi se ky sistem është në funksionim, “Kemi disa probleme me gjenerimin e disa raporteve , por brenda qershorit do vendosim sistemin e analizës së riskut për rimbursimin e tvsh-së. Sipas FMN-së, është sistemi më i mirë i Evropës Qendrore”.- tha zv.ministrja.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska