TIRANË – “Ushqimet që konsumojnë shqiptarët janë të pasigurta, madje përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin. Qumështi rezulton me përmbajtje të lartë dhe të palejueshme të aflatoksinës, ndërsa gjëja e gjallë rritet me hormone të dëmshme "Boldemec–LA" dhe kjo, është përgjegjësi direkte e qeverisë”. Këtë deklaroi sot, anëtari i programit të PS-së, Ilir Beqja.
“Në vitin e fundit", - tha Beqja, -"shqiptarët janë ndjerë gjithmonë e më të pasigurt e të pambrojtur në jetën e tyre të përditshme. Por ndërsa deri me sot pasiguria lidhej me aksidentet rrugore, krimet, vjedhjet dhe dhunën në familje, tani është shfaqur edhe një tjetër pasiguri: pasiguria e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë në shtëpitë tona dhe pasiguria në ushqimin e fëmijëve tanë në çerdhe e kopshte”.
“Doktori Kryeministër duhet ta dijë mirë se në rastin e sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik, parandalimi është çelësi i suksesit. Por, qeveria në rastin konkret, mjaftohet vetëm me kontrollin e produkteve ushqimore kur ato përfundojnë tek konsumatori. Ndërkohë që i gjithë zinxhiri i prodhimit të ushqimeve apo rritjes së bimëve dhe gjësë së gjallë lihet totalisht jashtë kontrolli, duke sjellë në fund këto pasoja me të cilat sot na duhet të përballemi. Pasoja që rrezikojnë seriozisht shëndetin e çdo shqiptari që konsumon dhe ushqehet”.
Lidhur me takimin e kreut të qeverisë dje, me fermerët e Divjakës, Beqja vuri në dukje se “Kryeministri zhvilloi një takim në Divjakë, ku u përpoq të fliste për fshatin, por në fakt nuk tha asgjë se vetëm pak kilometra nga vendi i takimit, fshatarët e Gradishtës, prej katër ditësh, po e hedhin qumështin, pasi asnjë nga grumbulluesit apo agropërpunuesit nuk ua pranon prodhimin e përditshëm. Kryeministri dje jo vetëm që nuk foli për skandalin e qumështit dhe gjësë së gjallë, por as nuk mori ndonjë angazhim se situata do të ndryshojë”.
“Në mënyrë të papërgjegjshme qeveria shpenzon qindra mijëra dollarë për të bërë propagandë dhe nuk shpenzon për teknologji dhe preparate që mundësojnë një kontroll sa më të plotë të prodhimit, në radhë të parë parandalues. Në mënyrë të papërgjegjshme, qeveria lejon importimin e materialeve të ndryshme, ndërkohë që nuk është e aftë të garantojë cilësinë e tyre”, - përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com