Shkolla e mesme e përgjithshme "Babë Dudë Karbunara" dhe shkolla 9-vjeçare "22 Nëntori",që ndodhen në qendër të qytetit,kanë nevojë emergjente për rikonstruksion. Ky fakt pranohet edhe kryetari i bashkisë Berat, Petrit Sinaj i cili konfirmon se këto 2 godina janë të shkatërruara dhe kanë nevojë për investim. Projekti për rikontruksionin total të tyre ka 1vit e gjysëm që është dërguar në Ministrinë e Arsimit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Kemi 2 godina në Berat, Babë Dudë Karbunara" dhe shkolla 9-vjeçare "22 Nëntori", që janë dy shkolla të mëdha. Kemi 1 vit e gjysëm që kemi dorëzuar projektet në MASR, por ende pa përgjigjie. Buxheti i bashkisë është modest, kemi financuar aq sa mund të financojmë.
Petrit Sinaj, Kryebashkiak i Beratit
Shkollat “Bab Dud Karbunara” dhe “22 Nëntori” kanë qenë shpesh objekt i kronikave në Report Tv, por pavarësisht kësaj deri tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e tyre. Ndërkohë që nxënësit që marrin dije në këto ambiente u rrezikohet jeta në çdo moment.

Komente

