BERAT-Një 51-vjeçar është arrestuar pasi iu gjetën në banesë 2120 fara kanabis të gatshme për t’u mbjellë.
 
Edmond Djegsi me banim në Berat u arrestua në kuadër të procedimit penal nr.513, mbi bazën e një pune 9 mujore.
  
Gjatë kontrollit të ushtruar sot në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 2120 fara bimë kanabis.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com