BERAT - Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Beratit pasi përndiqte një vajzë.
I riu me inicialet F. M, banues në Ura Vajgurore u arrestua pasi vajza me inicialet L.T. ka kallëzuar se 26-vjeçari e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të banesës së të riut me inicialet F.M, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56 me të cilën kërcënonte vajzën.
Policia thotë se ai do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’.