Berat/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes! Policia në kërkim të tij

Berat/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes! Policia në kërkim të tij

Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja. 78-vjeçari Faslli Arapi,banues në lagjen "30-Vjetori" ka qenen duke lëvizur me biçikletë nga lagjja "Dëshmorët e Kombit" në drejtim të lagjes "30-Vjetori", kur në vendin e quajtur "Varri i Babaliut" është përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë të zezë.

I moshuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është identifukuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja. Bëhet fjalë për automjetin tip Mercedes Benz, me targa AA 671 KE, në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij. Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dion: 06/03/2024 18:30

    Bravo policia qe e gjeti menjeher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot

Do përjetoni momente të bukura ... Çfarë thonë yjet për ju sot