BERAT - Prej më shumë se dhjetë ditësh në rrugët e qytetit të Beratit janë në kaos dhe me një trafik të rënduar. Kjo situatë është krijuar për shkak të ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.

Të ndodhur para kësaj situate forcat e policisë kanë marrë masa të veçanta për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike për qytetarët.

Nëndrejtori i policisë së Qarkut të Beratit Gëzim Prebibaj u shpreh se do sigurojmë qetësinë për të gjithë qytetarët.

Forcat e policisë kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët dhe nga bizneset të cilët nuk duhet ë lejojnë shitjen e alkoolit nën moshën 18 vjec.

(eç/shqiptarja.com)