Strukturat e hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe strukturat e Krimit Ekonomik në Berat, në bashkëpunim, mbrëmjen e së premtes ndaluan Dritan Bejkon, 45 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë për veprën penale të "Kontrabandës me mallra të tjerë" dhe "Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik".
Kjo, pasi në përfundim të kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, me targë AA 609 JZ/ABR 573 rezultuan 25 copë frigoriferë të përdorur, impoti i të cilëve është i ndaluar. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve doganore ky person ka kundërshtuar punonjësit e doganës.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com