BERAT- Qyteti i Beratit, i cili nuk përjashtohet nga problemet e shkeljes së të drejtave të njeriut, shqetësimet me të cilat përballen grupet avangarde, tashmë do të ketë një zyrë të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Ditën e sotme nëpërmjet zyrës së avokatit dhe bashkisë së Beratit është nënshtruar një memorandum bashkpunimi për hapjen dhe funskionimin e një zyre për gjithë shqetësimet që do të adresohen tek Avokati i Popullit.

Qëllimi i këtij memorandumi, i cili është nënshkruar nga komisoneri i Avokatit të Popullit Arben Shkëmbi dhe kryetarit të bashkisë së Beratit Fadil Nasufi, është bashkpunimi i ndërsjelltë për mbrojtjen efektive të të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme përmes dhënies së ndihmës institucionale të realizua nga bashkërendimi ndërmjet palëve.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi bashkpunimi, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, komisioneri Arben Shkëmbi, u shpreh rreth funksionimit të kësaj zyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)