BERAT - Babai plagos me thikë të birin 26-vjeçar pas një grindjeje për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmjen festive në prag të Vitit të Ri në fshatin Lapardha të Beratit.

Në grindje e sipër babai Fuat Dollani ka plagosur me thikë të birin, Marsel Dollani, 26 vjeç.

Ky i fundit është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)