Berat, Berisha-Ramës: Plotëso
KQZ, brenda vitit marrim statusin

Berat, Berisha-Ramës: Plotëso <br />KQZ, brenda vitit marrim statusin
BERAT- Në prezantimin e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Beratit kryeministri i bëri thirrje Ramës të plotësojë vendet bosh në KQZ dhe se ishte gati të mblidhte parlamentin për këtë.

Duke vlerësuar punën e deputeteve të Beratit për 8 vitet e qeverisjes, Berisha ka siguruar qytetarët e këtij qarku për vijimin e investimeve dhe rritjes së mundësive të punësimit. Berisha akuzoi Partinë Socialiste për mohime të investimeve të bëra dhe bllokim të integrimit.

Ndërkaq, kryeministri ka premtuar nga Berati se brenda një viti nga marrja e mandatit të tretë, do të merret e statusit të vendit kandidat për në BE. Kreu i PD tha se janë bërë përpjekjet më të mëdha që Berati të marrë investimet dhe projektet që meriton.

Në fjalën e tij Berisha renditi arritjet e qeverisë së tij, ndërsa tha se sërish ka probleme që kërkojnë zgjidhje të ngutshme. Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme në Shqipërië do të investohen 6 miliardë dollarë investime të huaja.

Ndërsa akuzoi opozitën për bllokim dhe mohim.

"Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim, mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokojmë dhe vetëm bllokime. Është normalet kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe t ë deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psiqikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë”, tha Berisha.

Kryeministri premtoi se brenda vitit Shqipëria do të marrë ‘pasaportën’ që do i hapë dritën jeshile integrimit për në familjen e madhe evropiane, teksa shprehu edhe njëherë më shumë këmbënguljen e tij për të miratuar cdo reformë që do liberalizonte vizat me SHBA.

“Jam këtu për t'u zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuan. Do ndërtojmë boshtin e jugut dhe çdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë çdo shkollë çdo spital, çdo poliklinikë. Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE-në për anëtarësim të plotë. Do bëjmë cdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendim mik më të shquar të shqiptarëve”, premtoi Berisha.

Kryeministri i bëri thirrje Ramës, të ruajë qetësinë dhe të mos ofendojë qytetarët që marrin pjesë në mitingjet e PD-së.

“E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikanë, kemi kamerat dhe mikrofonat është e pafalshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme, ndaj natyrisht fushata është fushata, temperaturat ngrihen por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët ë mrekullueshëm robër, jo zoti Rama këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorant, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar”, tha Berisha.

BERISHA: FTOJ RAMEN TE VOTOJE LIGJIN PER AMNISTINE PER GJOBAT E BIZNESEVE

Nga qyteti muze i Shqipërisë, Kryeministri Berisha ka ftuar kundërshtarin e tij politik të mbledhin parlamentin për të votuar ligjin për amnistinë për gjobat e bizneseve nga 2011 e deri sot.

“Po atyre që janë gjobitur më parë cfarë do bësh, do të shpallësh luftë klasash. Je i painformuar dhe të mungojnë nocionet më elementare ekonomike, mes atij që gjobitet dhe jo ka një dallim, por cdo shtet përdor faljen, kur e solla në parlament ligjin e refuzove. Të ftoj prapë, urdhëro të mbledhim parlamentin dhe ta votojmë sepse amninistia është dhunti e shtetit, ndëshkon me ligj por me ligj dhe fal. Ligji është gati, hajde ta votojmë, nga 2011 e deri sot” tha ai.

BERISHA-RAMES: PROPOZO 3 KOMISIONERET E KQZ, I BERE PLACKE TREGU

Të njëtën ofertë për votim ka përsëritur edhe për KQZ, por përmes ftesës Kryeministri dëshmoi bindjen e tij të palëkundur për të refuzuar kërkesën e PS për rikompozim.

“Urdhëro të votojmë tre komisionerët e tu që i bëre plackë tregu, kërkoji falje Jani Janit që e ngrive dhe e shkrive në mënyrën më mizore” theksoi Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari