Besimtarë Orthodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar atë që në fenë e tyre njihet si e “Premtja e zezë”, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Kjo festë në qytetin e harmonisë fetare ndiqet nga qindra qytetarë pavarsisht besimit të tyre fetar. Ritet fetare të kësaj dite kanë nisur në Katedralen e “Shën Dhimitrit” dhe janë drejtuar nga Peshkopi i Beratit, Kaninës dhe gjithë jugut Imzot Ignati. 
E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Qindra qytetarë beratas kanë përshkuar më pas bulevardin e qytetit, ndërkohë që kori i kishës ka shoqëruar me këngë kishtare këtë rrugëtim, që simbolizon vuajtjen e jezu Krishtit në kryq. 
Rritet i ka udhëhequr Mitropoliti imzot Ignati, paraprirë nga banda e qytetit dhe qindra qytetarë beratas.
 
Të dielën të krishterët do të festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit.
Kjo festë shoqërohet me lyerjen e vezëve me bojë të kuqe dhe përplasjen me njëra-tjetrën. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e derdhur të Krishtit që mori përsipër mëkatet e gjithë njerëzimit.
berat pashket
berat pashket
berat pashket
berat pashket
berat pashket


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)