BERAT- ‘1 mbi 1 dritaret” është Festivali Kombëtar i Teatrove për fëmijë, ku artistë të vegjël nga 10 qytete do të përformojnë çdo natë në kalanë historike të Beratit.
Nata e parë e këtij eventi, u çel me shfaqjen “Pas vdekjes”, luajtur nga trupa teatrore e Beratit.
Artistë të moshës 8-16 vjeç nga i gjithë vendi do të ngjiten në skenën e qytetit muzeal për 10 net me radhë, një risi kjo që për kryebashkiakun Ervin Demo do të kthehet në një traditë të përvitshme.
“Do jenë plot dhjetë net ku do të kemi qytetet kryesore të Shqipërisë që do të marrin pjesë, si Tirana, Durrësi, Kukësi, Shkodra etj. Kur shikon një trupë të talentuar fëmijësh, arti merr një dimension tjetër. Dhe unë jam i bindur që këto do jenë një mundësi shumë e mirë jo vetëm për banorët e qytetit por edhe për turistët që vizitojnë Beratin”, tha Kreu i Bashkisë Berat, Ervin Demo.
Për artisten dhe anëtaren e jurisë së festivalit, Zamira Kita, evente të tilla janë të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj me dashurinë për artin e kulturën.
"Është i vetmi event kombëtar qe ne kemi për fëmijët, veç Festivalit të këngës. Teatri është shumë i rëndësishëm për fëmijët. Arti dhe kultura, duke i rritur me dashurinë për artin dhe kulturën nesër do të bëhen më të mirë. Shfaqja e parë e Beratit ishte shumë e bukur", tha Kita.
Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë do të vazhdojë deri më 10 qershor në Kalanë e qytetit.
B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.5%
-
Frikë se humbin
43.2%
-
Arsye të tjera
8.2%
Vota total: 1665
Lajme të tjera
-
'14 maji'/ Berisha prezanton kandidatin e Metës në Kuçovë! Lefter Maliqi nuk përmbahet: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia
28 Mars, 20:01
-
Ndoqi të miturën nga pas në rrugën bosh, i mori çantën dhe u largua me vrap! Arrestohet 24-vjeçari në Berat
27 Mars, 14:35
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
35 pilotë nga 7 shtete ‘fluturojnë’ në qiellin e Beratit, spektakël parashutash në qytetin historik
19 Mars, 16:07
-
Partia Socialiste zbulon emrin e kandidatit për Bashkinë e Beratit
18 Mars, 19:15
-
Eloen, 8-vjeçari nga Berati i pasionuar pas mekanikës, riparon kamionë (VIDEO)
18 Mars, 16:37
-
U konfliktuan brenda urgjencës së spitalit, dy persona dhunojnë fizikisht infermierin në Berat! Shpallen në kërkim nga policia (EMRAT)
18 Mars, 13:17
-
Komedia ‘Një dasmë e hatashme’ pritet me interes në Berat! Aktorja Haxhialiu: Emocion i dyfishtë kur debuton në vendlindje
17 Mars, 08:38
-
Prestigjiozja amerikane ‘Time’ rendit Beratin në vendet më të mrekullueshme në botë, Rama: Qytet magjik, i mbushur me histori dhe art
16 Mars, 15:41
-
Qytetarët në Berat zgjedhin kalanë për të festuar Ditën e Verës, trafik i rënduar në rrugët e qytetit
14 Mars, 13:01
-
Simbol i largimit të dimrit, në Berat ndizen zjarre si traditë për ‘Ditën e verës’! Digjen goma makinash në rrugët kryesore (VIDEO)
13 Mars, 21:45
-
Meta prezanton Lefter Maliqin në Kuçovë: Rama ka vënë dorë dhe te buka e fëmijëve! Ta ndëshkojmë ‘Rilindjen’ para se ajo të përzërë të gjithë të rinjtë
11 Mars, 17:05