Berat, çifti rom shtiret si i sëmurë
plagos dhe grabit një shofe

Berat, çifti rom shtiret si i sëmurë<br />plagos dhe grabit një shofe
BERAT-LUSHNJE - Një çift rom ka plagosur dhe më pas ka grabitur sot një drejtues mjeti të një firme private në rrugën nacionale Berat-Lushnje.

Çifti plagosi me thikë 54-vjeçarin, shoferin e një autoboti dhe më pas i morën një sasi të hollash dhe celularin e tij. Mësohet se vajza ishte shtirur sikur ishtë sëmurë, ndërsa djali kishte bërë shenjë të ndalojë për ndihmë autobotin, që po kalonte rastësisht.

Pasi kanë hipur në mjet, ata kanë kërcënuar me thikë drejtuesin e mjetit, që t'u jepte të hollat që kishte me vete, por ky i fundit i kundërshtoi. Çifti reagoi menjëherë, duke e plagosur 54-vjeçarin me thikë, e më pas u larguan me shpejtësi.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka mundur të mbërrijë vetë në spital, duke marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të çiftit, që sipas shoferit, i përkasin komunitetit rom.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot

Mërkuri dhe Hëna janë aktivë në shenjën tuaj... horoskopi për sot