Dhjetëra familje në Berat nuk marrin ndihmën ekonomike prej tre muajsh çka ka bërë që disa prej tyre të protestojnë këtë të martë përpara Bashkisë. Përkrahja sociale u është hequr këtyre familjeve me pretendimin se nuk u takon për shkak të nivelit të të ardhurave familjare, pavarësisht se siç shprehen ata, asistenca ishte i vetmi mjet jetese pasi janë të papunë.
Banorët duan që t'u aplikohet ndihma ekonomike, ndërsa një thirrje të drejtpërdrejtë kanë edhe për kryeministrin Edi Rama. "I bëjmë thirrje qeverisë, i bëjmë thirrje Edi Ramës të kthejë sytë nga ne", tha një banor i cili ka humbur përkrahjen sociale prej tre muajsh.
"Jam e papunë, e sëmurë me diabet dhe insulina. Si do jetojmë ne. As ilaçe nuk marr dot, s'kemi as për të ngrënë e asgjë. Këta na gënjejnë me letra. Kemi që në dhjetor që nuk marrim asgjë, janë janari dhe shkurti", tha një prej protestueseve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com