Berat, digjet kodra e Kalasë
Në rrezik shtëpitë muzeale
Një vatër zjarri e rënë në kodrën e Kalasë së Beratit, ndryshe e njohur si kurora e gjelbër e kalasë, ka rrezikuar seriozisht shtëpitë e banuara të kësaj zone që njëkohësisht bëjnë pjesë në zonën muzeale të lagjes Kala. Flakët kanë rrezikuar edhe shtëpitë e mbrojtura nga UNESCO.
BERAT - Një vatër zjarri e rënë në kodrën e Kalasë së Beratit, ndryshe e njohur si kurora e gjelbër e kalasë, ka rrezikuar seriozisht shtëpitë e banuara të kësaj zone që njëkohësisht bëjnë pjesë në zonën muzeale të lagjes Kala.
Fillimisht, kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë vënë në dijeni forcat e policisë, rreth orës 15:00, si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës. Këta të fundit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë filluar punën për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se terreni i vështirë në kodrën e kalasë si dhe përhapja me shpejtësi e flakëve për shkak të erës ka bërë që zjarri të përhapet në një terren mjaft të gjerë duke arritur deri në vendin e njohur si Tabja e kalasë.
Për rreth një orë, forcat zjarrfikëse janë shpërndarë në kodër duke përdorur dhe mjete rrethanore për vënien nën kontroll të zjarrit, duke pasur parasysh se lagja Kala është një zonë e banuar si dhe e njohur si zonë muzeale dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Nga ana tjetër, në vendngjarje kanë shkuar dhe forca të policisë së Beratit të cilët kanë qenë në gatishmëri për evakuimin e banorëve me banim më pranë flakëve, që janë ndjerë të rrezikuar nga përhapja e zjarrit si dhe tymit të dendur që është krijuar në mbarë zonën.
Policia konfirmoi se po heton dhe se do të marrë në pyejte banorë të zonës në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërsa rreth orës 17:00 është arritur të vendosen nën kontroll flakët.
(ju.me/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47