BERAT - Gjendet koka e 63-vjeçarit Hasan Maska, i cili u gjet i masakruar gjatë ditës së djeshme në afërsi të aksit rrugor Berat-Dobronikë.
I moshuari ishte viktimë e një krimi makabër, pasi trupi i tij ishte ndarë në tre pjesë dhe të mbështjella në qese plasmasi ishin hedhur në vende të ndryshme.
Banorët e zonës ishin ata që konstatuan trupin e 63-vjeçarit dhe njoftuan blutë e Beratit, të cilët dërguan trupin në morgun e qytetit ku mbi bazën e dokumenteve bënë dhe identifikimin e viktimës. Burime pranë Policisë së Beratit pohojnë se nga hetimet e para dyshohet të jetë krim për shkak të hakmarrjes.
63-vjeçari, është babi i Qani Maskës, i cili më 31 gusht të këtij viti aksidentoi me mjetin e tij, tip furgon 52-vjeçaren Ervehe Dervishllari, e cila humbi jetën në spital.
Për këtë krim 29-vjeçari mësohet se u dënua disa ditë më parë nga gjykata e Beratit me një vit e tre muaj burg, ndërkohë që aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku u gjet i masakruar dje 63-vjeçari, çfarë hedh dyshimet se kemi të bëjmë me një krim për shkak të hakmarrjes së dënimit të 29-vjeçarit.
Ndërkaq, policia e Beratit ende nuk ka dhënë një version zyrtar të saj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com