Futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ka folur veç karrierës, edhe për lidhjen e tij me vajzën serbe, Alisa Menkovic, që e shohim shpesh në fotot e shpërndara në rrjetet sociale të futbollistit.
23-vjeçari i pyetur nga moderatori Eno Popi, është shprehur se Alisës i pëlqen shumë kostumi i Kombëtares, madje e ka vetë një të tillë. Pyetjes për një martesë të mundshme, Gjimshiti iu përgjigj se është ende shumë herët, por e ka prezantuar Alisën me familjen e tij dhe ata e kanë aprovuar lidhjen e tyre.
Ata të dy jetojnë në Zyrih, por jo më larg se 2 ditë më parë, futbollisti shqiptar nënshkroi një kontratë me ekipin italian të Atalantës dhe do t’i duhet të shpërngulet.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com