Ndërsa janë thuajse të përditshme denoncimet e policisë mbi rastet kur drejtuesit e automjeteve tentojnë të korruptojnë efektivët, shoferët vijojnë të ofrojnë para për të fshehur shkeljet.
Vetëm sot policia ka denoncuar 6 raste të tentativave të korrupsionit ku 2 janë shënuar në Gjirokastër, 2 në Elbasan, 1 në Berat dhe 1 në Pogradec.
Berat
Ari Hoxha 30 vjeç, banues në Fier u arrestua pasi në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore teksa drejtonte mjetin me targë AA357JO ka tentuar t'i japë lekë punonjësit të policisë.
Kjo është tentuar pasi ai ka kryer parakalim të gabuar duke u bërë kështu burim aksidenti për mjetet e tjera.
Gjirokastër
Sotir A., 42 vjeç, banues në Fier u arrestua pasi në lagjen "Puntore", Gjirokastër është ndaluar duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz", dhe i ka ofruar një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.
42-vjeçari punonte si taksist pa licencë ndërsa në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjet.
Gentjan Vasku, 29 vjeç, banues në Durrës është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe në momentin e dhënies së pasaportës punonjësit të policisë ka futur në brendësi të saj 10 €.
Ai ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare me qëllim që të mos regjistrohej në Sistemin TIMS.

Elbasan
Artur Papraku, 28 vjeç, banues në fshatin Kodër-Bujarës, Elbasan u arrestua pasi në aksin rrugor Elbasan–Llixhë ka qenë duke drejtuar në shkelje të Kodit Rrugor, mjetin bujqësor Zetor pa targa.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i japë 500 lekë punonjësit të policisë rrugore.

Pogradec
Arjan Bogdani, 27 vjeç, banues në Përrenjas u arrestua pasi në aksin rrugor Përrenjas – Katjel, në vendin e quajtur “Urakë” teksa drejtonte furgonin pa targa ka tentuar t'i japë 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative.
Feridon Basholli, 49 vjeç, banues në Buçimas u arrestua pasi, në fshatin Grabovicë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa PG6624B i ka ofruar një kartëmonedhë 500 lekë-she punonjësit të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com