Berat/ Gjobiten 353 shoferë, 4 persona nën hetim se qarkullonin pa patentë, policia rrugore vijon me kontrollet

Vijojnë kontrollet Policia Rrugore e Beratit me qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe evidentimin e të gjithë shoferëve që janë në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti, ku si rezultat janë gjobitur 353 shoferë, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu janë nën hetim 4 persona pasi u kapën duke qarkulluar pa pasur leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të Policisë Rrugore janë vendosur 353 gjoba në të cilat:

·         12 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

·         Janë proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 

·         34 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

·         Janë vendosur 53 masa administrative për parakalime të gabuara.

·         Janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

·         Janë vendosur 25 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.

·         Gjithashtu janë vendosur 219 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit njofton se do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën